Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dita e Çlirimit/ Historiani Beqiri: 29 nëntori më i rëndësishëm se gjermani i fundit

    November 29, 2025
    Dita e Çlirimit/ Historiani Beqiri: 29 nëntori më i rëndësishëm se gjermani i fundit

    Politika e feston e ndarë 29 nëntorin pasi debati mbi largimin e gjermanit të fundit në vitin 1944 është ende i hapur. Ndryshe nga e majta, e djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe Çlirimit.

    Në lidhje me këtë historiani Evarist Beqiri tha për Report Tv se politika jonë ka një kulturë të mangët sa i përket kësaj çështje.

    “Këto janë festa që bashkojnë të gjithë qytetarët kudo që ndodhen. Festa e Çlirimit është e rëndësishme, për simbolikën që përfaqëson ajo.  Sa i takon mosmarrëveshjeve tona është mirë mos të merremi me gjermanin e fundit e gjermanin e parafundit. Kur kemi vendosur një datë është mirë të jemi në  një mendje.

    Një anormale që ka shoqërurar gjithë vitet e tranzicionit në Shqipëri. nuk kam parë që të kemi një përçarje të tilla në data unifikuese dhe të rëndësishëm për të gjithë shqiptarëve.Klasa jonë politike flet për kulturën e mangët demokratike dhe shqiptarët janë lodhur më këto. Nuk ka pse të shkojnë njëri para dhe tjetri pas për të vendosur kurora me lule, kur ka një ceremoni shtetërore”, tha Beqiri.

    Sa i përket aktiviteteve në kuadër të këtyre festave ai nënvizoi se mund të kishte një organizim më të mirë. Kështu përveç koncerteve vizitat në muze janë gjithashtu të rëndësishme për të marrë informacione për historinë tonë.

    “Mund të kishte edhe organizim më të mirë. Për shembull vizita në muze. Edhe pse Muzeu Kombëtar po rikonstruktohet shpresoj të bëhet më dinjitoz. Muzeu në Vlorë ka nevojë për më shumë për pasurim, për frymën e rilindjes kombëtare, çfarë përfaqëson ajo. Muezu nuk është vetëm ekspozitë me fotografi. Sot kemi edhe inteligjencën artificiale mund të sjellim historinë me të, por jo duke e shtrembëruar”,shtoi ai.

    Beqiri nënvizoi se sot ka shumë historianë të cilët japin mësim në Universitete e shtrembërojnë historinë.

    “Ka shumë gjëra që i dimë përciptazi, shtremebrëohen e hidhet helm pa asnjë motiv. Çdo 28 nëntor ne kemi historianë që e përlyejnë atë moment të vështirë (rrugëtimin e Pavarësisë), ishte një Shqipëri në mes të furtunave. Një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk e dinin se çfarë po bëhej”, theksoi Beqiri.

    Në fund ai shtoi se Shqipëria po zhvillohet me hapa të jashtëzakonshëm por ende ka shumë problematika. Sipas tij Shqipërisë i nevojitet, një sistem drejtësie më i mirë.

    “Nuk është e lehtë të drejtosh demokraci, por disa gjëra mund të bëheshin më mirë. Duhet të jemi vigjilentë në mbrojtje të interesit tonë kombëtar”, përfundoi Beqiri.

    29 nentori Dita e çlirimit historiani Evarist Beqiri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    June 16, 2026

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.