Moderatorja e emisionit “Goca dhe Gra”, Heidi Baçi deklaron se nuk është penduar nga pjesëmarrja në Big Brother.
“Jo, nuk jam bërë pishman. Jam gjithsesi e lumtur për rrugëtimin tim, sepse kam dashuri, kështu që mua më pëlqen aktualisht. Nuk është ashtu siç duket. Do shumë përgjegjësi jeta e përditshme”.
A ishte zgjedhja e duhur për të?
Heidi: Shumë e bukur si eksperiencë. Patjetër që do ta ribëja. Çdo gjë që kam bërë në jetën time, do ta ribëja.
Çfarë do të kishte bërë ndryshe në BBV, nëse do të rifutej?
Heidi: Unë kjo jam, kështu që nuk dal dot nga karakteri. Nuk dal dot nga vetja. Kam qenë shumë tolerante, por unë kështu jam. Kështu është.


