E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, për t’i përcjellë atij urimet për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.
Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se gjatë këtij takimi, VanHorn dhe Kyrepeshkopi Pelushi diskutuan mbi rolin jetik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare në Shqipëri.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, për t’i përcjellë urimet për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë. Ata diskutuan mbi rolin jetik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare në Shqipëri”, njofton ambasada e SHBA.




