Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Jurgen Uldedaj, kampion bote. Shqiptari ngjitet në majat e boksit

    Tentoi të përdhunojë një vajzë në tren, arrestohet 26-vjeçari egjiptian në Paris

    Rekord sulmesh nga arinjtë në Japoni, dhjetë të vdekur brenda vitit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Dilema pasi braktisi Shqipërinë për Zvicrën: Pse u mbajt i fshehtë vendimi për Bajramin?

    September 3, 2025

    Largimi i Adrian Bajramit nga Shqipëria për të përfaqësuar kombëtaren e Zvicrës, ishte padyshim një goditje e madhe për FSHF-në. Mbrojtësi 23-vjeçar, shpesh herë ishte në qendër të vëmendjes, e madje vetëm pak ditë më parë u përfshi edhe në spotet e ndryshme që FSHF ka publikuar në rrjetet sociale, teksa vetëm ditën e djeshme është njoftuar se Bajrami ka vendosur të largohet për të luajtur me Zvicrën.

    Në fakti, njoftimi ishte pak i çuditshëm duke qenë se lista është publikuar disa ditë më parë dhe ditën e djeshme, skuadra duhej të grumbullohej. E paqartë mbetet situata me futbollistin shqiptar, duke qenë se në ditët e fundit, nuk ka pasur asnjë njoftim për mungesën e tij, e madje në konferencën për shtyp, Silvinjo foli me superlativa, duke lënë të kuptohej se do të luante të paktën me Gjibraltarin në miqësore. “Do të ketë ndryshime për ndeshjen me Letoninë, duke qenë që kemi dhe një ndeshje miqësore para. Kemi lojtarë si Adrian Bajrami, Medon Berisha dhe Pajaziti që kanë luajtur me Kombëtaren U-21, por ende nuk kanë luajtur 45 minuta me Kombëtaren A”, shprehej Silvinjo pak ditë më parë.

    NJOFTIMI I FEDERATËS- Ditën e parë të stërvitjes, FSHF njoftoi për mungesat dhe ndryshimet në listë, ku u bë edhe e ditur se Bajrami kishte vendosur të luante për Zvicrën dhe se vendin e tij do ta zinte Maldini Kacurri, mbrojtësi i Arsenalit. “Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Adrian Bajrami nuk do të jetë pjesë e Kombëtares. Bajrami ka vendosur të largohet nga Shqipëria për të luajtur me Zvicrën.

    Pasi është vënë në dijeni për këtë vendim të lojtarit, trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë mbrojtësin Maldini Kacurri, i cili do të bashkohet me skuadrën në kampin stërvitor të kuqezinjve në Malaga gjatë të hënës dhe do të vihet në dispozicion për këto dy ndeshje. Kacurri, i cili ka qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave U-17, U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, ftohet për herë të parë në Kombëtaren A”. Tashmë, mbetet e paqartë nëse FSHF është njoftuar më herët nga futbollisti, apo vendimi për të përfaqësuar Zvicrën është bërë i ditur vetëm në ditën e fundit, teksa as vetë Federata Zvicerane nuk ka publikuar ende gjë, me Bajramin që mungonte fillimisht në listën e publikuar pak ditë më parë.

    ZVICRA- Vendimi për t’u larguar nga Shqipëria është jo pak i çuditshëm dhe kjo edhe për faktin se Zvicra e kishte publikuar listën me futbollistët e grumbulluar vetëm pak ditë më parë. Në këtë listë, mungonte emri i Adrian Bajramit për të cilin, Silvinjo ishte përgatitur ta kishte në skuadër. Pavarësisht se trajneri i Zvicrës, Murat Jakin e konsideroi një lojtar interesant, ende nuk ka asnjë njoftim nga Federata Zvicerane nëse Bajrami do të jetë me skuadrën për këto ndeshje apo jo./PanoramaSport

    Adrian Bajrami Zvicra
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Jurgen Uldedaj, kampion bote. Shqiptari ngjitet në majat e boksit

    October 26, 2025

    Tentoi të përdhunojë një vajzë në tren, arrestohet 26-vjeçari egjiptian në Paris

    October 25, 2025

    Rekord sulmesh nga arinjtë në Japoni, dhjetë të vdekur brenda vitit

    October 25, 2025

    ‘Dorëzohet’ Trump, kërkon ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

    October 25, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Vetëbesimi në ADN, shenjat e zodiakut që nuk dyshojnë kurrë në veten e tyre

    Parashikimi i horoskopit 24 Tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Sot energjia juaj është në kulm, parashikimi i horoskopit 23 Tetor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.