Këtë të diel në lagjen nr. 2 të qytetit të Pogradecit, është përfshirë nga flakët automjeti i shtetasit A. M., i cili ndodhej i parkuar.
Sipas burimeve nga Policia, ka dyshime se zjarri është shkaktuar qëllimisht. Po sipas të njëjtave burime, një person është konstatuar në afërsi të rrugës ku ndodhej automjeti në momentin e rënies së zjarrit, ndërsa policia po punon për identifikimin e tij.
Grupi hetimor vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar ngjarjen.


