Dy automjete janë shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së biznesmenit Rexhep Korbi, pronar i një restoranti dhe një plazhi në zonën bregdetare.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme, ndërsa flakët kanë përfshirë plotësisht mjetet, duke i djegur ato totalisht. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Paraprakisht, hetimet janë përqendruar në pistën e një konflikti të mundshëm pronësie, ndërkohë që pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.


