SHKODËR-Janë djegur dy automjete gjatë natës së të shtunës në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Policia ka njoftuar se kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit Erdi Kraja.
“Rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMË”, në pronësi të shtetasit E. K. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.”- raporton policia.


