Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dielli që ua ngrohi zemrën e akullt/ Fëmija i dytë lind në të njëjtën ditë me vëllanë e vd*kur

    September 22, 2024
    Dielli që ua ngrohi zemrën e akullt/ Fëmija lind në të njëjtën ditë me vëllanë e vd*kur, por në orën e tij të vdekjes

    Një ngjarje shokuese trishtoi publikun e “Ka një mesazh për ty” ku u tha se fëmija i dytë i familjes erdhi në jetë në të njëjtën ditë që djali i parë humbi jetën tragjikisht në aksident në moshën 19-vjeçare. Përpjekje të pafundme e stërmunduese për të pasur një fëmijë që gjithnjë ua kthenin shpresat në hi.

    Jeta e Rolandit dhe Suadës u shenjua nga dhimbje kaq të thella sa lutja e vetme ishte të bashkoheshin në botën tjetër me fëmijët e tyre.

    Historia që çifti bëri publike “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan mund të tingëllojë si një film i jashtëzakonshëm, por gjithçka mbetet një realitet i hidhur.

    Pas humbjes së Arifit në moshën 19-vjeçare, të afërmit u thoshin të mos i humbnin shpresat se një ditë do të bëheshin sërish me fëmijë.

    Rolandi tregon se nipi i tij i vetëm nisi të këmbëngulte që të shkonin në Tiranë dhe të bënin një vizitë. Fillimisht çifti nuk donte, por një ëndërr e mbushur me dritë hyjnore, ndezi një thëngjill shprese.

    Roland: Kam një kushërirë, vajzë tezeje që jeton në Gjermani. Ajo faktikisht na rrinte afër me telefonata. “Kam parë një ëndërr”, tha. “E pashë dritën që po vinte prej qiellit, një dritë e rrumbullakët që u bë tub, erdhi te këmbët e mia, la një beb dhe unë prapë e pashë dritën që u kthye”. Bënte be për kokë të fëmijëve, “Land, nuk dua të të jap kurajë, por e kam parë. U kthye drita dhe bebin ma la te këmbët. E mora bebin, e pashë dhe i lutesha Zotit që të ishte i Suadës”. Ne s’ishim gati kurrkund për beb, por kjo sikur…

    Rolandi dhe Suada bënë siç u tha nipi, shkuan në Tiranë dhe takuan një mjek që s’e njihnin, dr. Elton Peçin.

    Në 21 vite, ata s’kishin ndier kurrë shpresë e mirëkuptim si në atë moment. Pasi u shpjegoi gjendjen e Suadës dhe mjekimin që duhet të ndiqnin, një ditë erdhi lajmi që ndryshoi gjithçka.

    Roland: Erdhi shtatzënia më në fund! Dielli sikur filloi të na nxehte prapë. Tani nuk ishin më lutjet o Zot na merr e na ço atje, por o Zot të kujdesemi për të. Pastaj i them Suadës ti s’ke për të bërë asnjë punë, as të çohesh, unë do t’i laj teshat, unë do t’i laj enët, unë do të bëj për të ngrënë, unë do t’i bëj të tëra, ti veç ri rehat. Deshi i madhi Zot që data e bebit të ishte e njëjta datë me të Arifit që ka lindur. 29 me 29. Kur vinte data 29 ne mendonim që Arifi do të rritej edhe një muaj më shumë. Kur vinte 29 nëntori, kishte për t’u rritur edhe një vit më shumë. S’kishte më keq për ne. Blemë tortën se ka ardhur Aroni më 29, u bë një muaj, u bënë dy muaj, u bënë tre muaj. Më e bukura është që Arifi ka ndërruar jetë në orën 10:10, kurse Aroni ka lindur në 10:10.

     

    29 nentori histori shokuese Ka nje mesazh per ty
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    June 16, 2026

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.