Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Shëndet

    Diabeti në shtatzëni shkakton autizëm dhe ADHD tek fëmijët

    April 8, 2025
    A mund të stërviteni gjatë shtatzënisë?
    Sporti gjatë shtatzënisë parandalon dhimbjet e mesit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

    Diabeti gjatë shtatzënisë lidhet me një rrezik në rritje të çrregullimeve neurozhvillimore si autizmi dhe ADHD tek fëmijët, sipas një studimi.

    Akademikët theksuan se monitorimi i niveleve të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë është “imperativ”.
    Meta-analiza e kryer nga studiuesit kinezë përfshinte 202 studime duke përfshirë më shumë se 56 milionë shtatzëni.

    Nga totali, 110 studime analizuan diabetin gestacional – i cili zhvillohet gjatë shtatzënisë dhe zakonisht largohet pas lindjes – ndërsa 80 studime të tjera analizuan diabetin para shtatzënisë, kur një grua ka një diagnozë të diabetit të tipit 1 ose tip 2 përpara shtatzënisë.

    Analiza zbuloi se fëmijët e nënave me diabet gjatë shtatzënisë kishin një rrezik prej 28% për të pasur një çrregullim neurozhvillues krahasuar me nënat të cilave nuk e kishin këtë gjendje.

    Gjatë monitorimit të çrregullimeve individuale, studiuesit zbuluan se kishte një rritje prej 25% e rrezikut të spektrit të autizmit (ASD); një rritje prej 30% e rrezikut të çrregullimit të deficitit të vëmendjes/hiperaktivitetit (ADHD) dhe një rritje prej 32% të rrezikut të paaftësisë intelektuale.

    Rreziqet ishin më të larta tek gratë që kishin diabet para shtatzënisë në krahasim me gratë që kishin diabet gestacional.

    Studiuesit thanë se monitorimi i përqendrimeve të glicemisë së nënës gjatë gjithë shtatzënisë është i domosdoshëm.

    “Ky është rishikimi i parë sistematik dhe meta-analiza për të vlerësuar rezultatet neurozhvillimore te fëmijët e lindur nga nëna me lloje specifike të diabetit”, thanë studiuesit.

    “Fetusi i njeriut është jashtëzakonisht i prekshëm ndaj ndryshimeve të mjedisit – i cili mund të ndikojë në shëndetin e tij gjatë gjithë jetës”, tha Lucilla Poston, një profesoreshë e shëndetit të nënës dhe fetusit në “King’s College”, në Londër.

    Ajo shtoi se rishikimi “i kryer mirë” “përfiton nga një fokus në studime që përjashtuan disa faktorë, të tillë si obeziteti i nënës ose statusi socio-ekonomik që mund të shpjegojnë lidhjen”.

    Të dhënat nga imazhet MRI të trurit të fëmijëve të ekspozuar ndaj diabetit të nënës, treguan ndryshime strukturore dhe funksionale në hipotalamusit, një rajon i trurit i përfshirë në mënyrë të ndërlikuar si në shëndetin mendor ashtu edhe në atë fizik.

    Për këtë dhe arsye të tjera, parandalimi, shqyrtimi dhe trajtimi i diabetit mbeten jashtëzakonisht të rëndësishme jo vetëm për shëndetin e nënës, por edhe për fëmijën e saj.

    autizmi diabeti shtatzeni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.