Site icon Informohu siç duhet

Dhu*ohet rëndë një person në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës

Konflikti i djeshëm në Kamëz, policia zbulon detaje të reja

Një person u dhunua rëndë mbrëmjen e së martës në Lezhë. Ngjarja ndodhi pranë një pike karburanti në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku i plagosuri u nxorr me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas u godit me sende të forta nga disa persona.

I plagosuri u transportua fillimisht në urgjencën e Spitalit të Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas u dërgua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

Exit mobile version