TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar pasi akuzohet për disa vepra penale. I identifikuar si E.T., 34-vjeçari akuzohet për ‘’Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Dyshohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, madje edhe e ka kanosur me mjet prerës.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
T., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 130 dhe 279 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë me mjet prerës.


