Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Po bën xhiron e botës/ Pasagjeri e kthen udhëtimin në një festë për të parë ndeshjen e Kupës së Botës me 187 tifozë

    Botërori 2026/ Merino triumfon kundër basteve, kuotohej me shumë pak shanse te Spanja

    Dhu*a ndaj 17-vjeçares në Fier, Hita: Një efektiv u përjashtua për marrëdhënie të papërshtatshme me vajzat autore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dhu*a ndaj 17-vjeçares në Fier, Hita: Një efektiv u përjashtua për marrëdhënie të papërshtatshme me vajzat autore

    July 9, 2026

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar lidhur me rastin e rëndë të dhunës në Fier, ku tre 17-vjeçare ushtruan dhunë ndaj bashkëmoshatares së tyre. Ai bëri të ditur se gjatë hetimeve ka rezultuar i përfshirë edhe një efektiv policie, i cili, sipas Policisë së Shtetit, ka pasur një marrëdhënie të papërshtatshme me vajzat e përfshira në ngjarje.

    Hita tha se fillimisht ndaj punonjësit të policisë është marrë masa e pezullimit nga detyra, ndërsa këtë të enjte është vendosur edhe përjashtimi i tij nga radhët e Policisë së Shtetit.

    Skënder Hita: “Kjo video që është transmetuar në rrjetet sociale është vërtet e rëndë, ku shihen disa të mitura që kryenin veprime të dhunshme ndaj një personi tjetër dhe për këtë arsye që më 9 qershor policia ka kryer veprimet procedurale dhe ka referuar rastin në Prokurori. Më pas, gjatë veprimeve hetimore që janë zhvilluar në vazhdimësi së bashku me Prokurorinë, ka vijuar ndjekja penale. Njëra nga gocat ka pasur rast të përsëritur dhune dhe është arrestuar në ditët në vijim, por hetimi nuk ka ndaluar këtu.

    Me hetimin ka rezultuar i përfshirë edhe një punonjës policie më vonë, për të cilin kemi marrë masën e pezullimit nga detyra, ndërsa sot kemi marrë masën e përjashtimit për oficerin e policisë të përfshirë në veprime të pahijshme për një punonjës policie. Hetimet vazhdojnë dhe do të marrim të gjitha masat e nevojshme në bashkëpunim me Prokurorinë.”

    Kreu i Policisë sqaroi gjithashtu se, sipas hetimeve të deritanishme, nuk ka rezultuar që efektivi të ketë shpërndarë videon e dhunës, por ai është ndëshkuar për cenim të rëndë të figurës së punonjësit të policisë.

    Skënder Hita: “Nuk është evidentuar se ka nxjerrë videon, por pezullimi i tij është urdhëruar për shkelje të standardit dhe të cenimit të rëndë të figurës që ka bërë punonjësi i policisë në krye të detyrës, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer këtë veprim të kundërligjshëm ndaj të miturës tjetër.”

    dhuna Fier Skender Hita
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Po bën xhiron e botës/ Pasagjeri e kthen udhëtimin në një festë për të parë ndeshjen e Kupës së Botës me 187 tifozë

    July 9, 2026

    Botërori 2026/ Merino triumfon kundër basteve, kuotohej me shumë pak shanse te Spanja

    July 9, 2026

    Dhu*a ndaj 17-vjeçares në Fier, Hita: Një efektiv u përjashtua për marrëdhënie të papërshtatshme me vajzat autore

    July 9, 2026

    Izraeliti i ekstraduar në Gjermani, si dyshohet se ndërtoi rrjetin e Call Centerave në Shqipëri dhe mashtroi gjithë botën. Dalin emrat e bashkëpunëtorëve

    July 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.