TIRANË– Pasditen e së martës një zjarr i fuqishëm përfshiu një pallat në afërsi të QSUT në Kryeqytet duke shkaktuar dëme të të mëdha materiale, por fatmirësisht jo dëme në njerëz.
Mëngjesin e sotëm, pas shuarjes së flakëve, pamjet tregojnë një situatë të rëndë, ku fasada e ndërtesës është djegur pothuajse tërësisht.
Bazuar në informacionet paraprake, dyshohet se rreth 30 apartamente janë përfshirë nga zjarri, ndërsa bilanci i saktë i dëmeve pritet të përcaktohet gjatë ditës.
Autoritetet dhe grupet e emergjencës vijojnë punën në terren për vlerësimin e plotë të situatës dhe për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit. Sakaq, hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes./Radar.al


