Gareth Southgate njoftoi se ka dhënë dorëheqjen si trajner i Anglisë pas tetë vitesh.
Federata e Futbollit shpresonte se ai do ta rinovonte kontratën e tij duke qenë se udhëhoqi ekipin në finale e Euro 2024 .
Por Southgate vendosi të vijonte në kërkim një sfidë të re.
“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë”, tha Southgate. “Ka nënkuptuar gjithçka për mua dhe unë kam dhënë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Finalja e së dielës në Berlin kundër Spanjës ishte ndeshja ime e fundit si trajner i Anglisë”.
53-vjeçari është cilësuar si trajneri më i suksesshëm i Anglisë për sa i përket performancës së vazhdueshme të turneut të madh.
Southgate nënshkroi një kontratë deri në dhjetor sepse ai dhe FA donin të krijonin hapësirë që pas Euro 2024 të marrte një vendim.
Southgate e bëri të qartë përpara humbjes përfundimtare nga Spanja se nuk do t’i duhej shumë kohë për të vendosur.
Southgate mori drejtimin e Anglisë, fillimisht si kujdestar, në shtator 2016 pas largimit të papritur të Sam Allardyce./ Theguardian