Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Detyrimet e prapambetura janë më të larta se deklarimet, vetëm 25% e faturave regjistrohen në kohë

    August 7, 2024
    Detyrimet e prapambetura janë më të larta se deklarimet, vetëm 25% e faturave regjistrohen në kohë

    TIRANË– Detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj palëve të treta janë shumë më të larta se raportimet periodike të Ministrisë së Financave. Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar në Ministrinë e Financave, në raportin e veprimtarisë për vitin 2023, evidentoi se shumica e institucioneve publike nuk i çojnë në kohë në thesar faturat e detyrimeve të prapambetura.

    “Faturat e detyrimeve të prapambetura janë dërguar në kohë pranë degës përkatëse të thesarit për regjistrimin në SIFQ si shpenzime të periudhave të ardhshme (llogaria ekonomike 486)” është një tjetër tregues i analizuar nga struktura përgjegjëse për thesarin.

    “Lidhur me këtë tregues, theksojmë se nuk ka të dhëna për pjesën më të madhe të institucioneve, duke e vlerësuar treguesin në një nivel të ulët me 1 pikë nga 4 pikë të mundshme (ose 25%) referon Drejtoria e Kontrollit Financiar në Ministrinë e Financave.

    Institucionet kanë përkeqësuar raportimin në kohë të detyrimeve vitet e fundit. P.sh. në vitin 2019 Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, zbuloi se mbi 46% e faturave të detyrimeve të prapambetura nuk janë kontabilizuar brenda afatit prej 30 ditësh në sistemin e Thesarit (SIFQ).

    Në atë kohë kjo drejtori vuri alarmin e kuq, duke e konsideruar me risk të lartë krijimin e detyrimeve të prapambetura. Procesi i auditit zbuloi se krijimi i detyrimeve erdhi nga keqfunksionimi i të gjithë zinxhirit, që nga procesi i planifikimit e deri te përdorimi i fondeve, teksa akumulimi i tyre ka dalë jashtë kontrollit, kryesisht prej kapaciteteve të mangëta menaxhuese. Por që nga viti 2019 , ku 46% e faturave të detyrimeve regjistroheshin në thesar në vitin 2023 u regjistruan vetëm 25% e tyre.

    Ministria e Financave raportoi se në fund të majit 2024 stoku i detyrimeve të prapambetura nga të gjitha entet publike ishte 11.5 miliardë lekë ose 3,6 miliardë lekë më i lartë se në fund të dhjetorit, por ndërkohë vetëm Ministra e infrastrukturës raporton se në katër muajt e parë të vitit 2024 përllogarit 7,6 miliardë lekë detyrime të reja. Burime nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave shpjeguan se detyrimet e prapambetura krijohen kryesisht nga katër arsye kryesore.

    Së pari, në disa raste, kontratat për investime realizohen përtej parashikimeve buxhetore. Së dyti, autoritetet kontraktuese ndryshojnë destinacionin e fondeve nga një projekt në një tjetër. Shpesh, projekti i ri ka nevoja më të mëdha për financime dhe bëhet shkak për akumulim detyrimesh.

    Së treti, problematike në drejtim të krijimit të detyrimeve mbetet fakti se 70% e fondeve për investime apo mirëmbajtje alokohej në dy muajt e fundit. Së katërti, autoritetet kontraktore vuajnë nga një nivel i ulët menaxhimi, shpjegoi burimi nga Drejtoria e Thesarit./Monitor

    25% e faturave regjistrohen në kohë Detyrimet e prapambetura
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    June 25, 2026

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    June 25, 2026

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    June 25, 2026

    Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.