Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Detaji tronditës/ Zyrtari i Policisë i kërkoi ndihmë, Artan Hoxha e ‘shiti’ tek Suel Çela se prekte gjyqtaren Pajtime Fetah

    November 28, 2024

    Një detaj tronditës ka dalë nga dosja hetimore e SPAK që mediat kanë zbardhur për organizatën kriminale të Suel Çelës, që akuzohet se blinte me para njerëz të ligjit dhe të medias.

    Mes të akuzuarve nga SPAK siç dihet tashmë është edhe gazetari Artan Hoxha, i cili del në shumë biseda kompromentuese. Përveç dezinformimit për interes të klanit Çela, ka dhe një episod të rëndë.

    Një zyrtar policie në Gramsh ka telefonuar gazetarin, ku i kërkon që të flasë publikisht mbi gjyqtaren Pajtime Fetahu, pasi sipas tij, ata i arrestojnë kriminelët dhe ajo i liron. Por Hoxha dyshohet se raporton te Suel Çela (Marjus Lulaj) duke e “shitur” policin dhe duke siguruar kreun e bandës se as nuk kishte ndërmend të shkruante atë që i kërkoi polici nga Gramshi, madje pasi dëgjoi se i kërkonte të shkruante për gjyqtaren e korruptuar (tashmë të arrestuar) Pajtime Fetahu, ia kishte hequr vizën policit.

    Biseda është bërë më 16 prill 2020, ora 09:10.

    Marjus Lulaj komunikon edhe me Klaus Matishi, i cili gjithashtu kishte lidhje me vajzën e gjyqtares, Megi Fetahun. Atij i dërgon bisedën e cila dyshohet se është realizuar midis Marjus Lulaj dhe një shtetasi të cilit Lulaj (Çela) i referohet me mbiemrin “hoxha”, i cili dyshohet se është gazetari Artan Hoxha.

    “…Para katër ditësh më merr një drejtues policie në Gramsh dhe më thotë i alarmuar aman bëj diçka se na ka pjellë belaja… Kemi arrestuar një person për trafik heroine në Gramsh, e çojmë në burg, e liron me arrest shtëpie Pajtime Fetahu… Ai del nga shtëpia, prapë e kapim dhe e cojmë në gjykatë, Pajtimja i jep sërish arrest shtëpie, por këtë radhë e dërgon te shtëpia në Tiranë…. Bjeri, thotë, vetëm mos na nxirr ne… i them kush e mbron këtë tipin që qenka kaq i fortë dhe e liroka Gjyqtarja edhe kur thyen arrestin e shtëpisë, nuk më tha gjë… por ishte ditë e shtunë dhe i thashë se është fundjavë dhe të shoh nga java tjetër të pyes dhe të them. Sa më tha emrin e Pajtimes ia hoqa fillin, i thashë të hënën se nuk merrem me lajme të tilla, se jam në karantinë”, thuhet ndër të tjera në dosje.

    Artan Hoxha pajtime fetah suel cela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    April 20, 2026

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    April 20, 2026

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    April 20, 2026

    Anne Hathaway shpallet “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.