Çfarë ndodhi te Milani në muajin maj është thuajse e pabesueshme. Të gjithë u përplasën me njëri-tjetrin, ndërsa Igli Tare dhe Masimiliano Alegri po punonin bashkë për arritjen e objektivit Champions.
Monika Kolombo ka zbuluar prapaskena të tjera nga ndeshja e fundit në “San Siro”, që u humb me rezultatin 1-2 ndaj Kaljarit. Duke qenë pranë Milanit, gazetarja sportive zbulon detaje që duken të pabesueshme. Në fjalët e saj kuptohet se vetëm Tare e donte dhe po bënte tifozllëk për fitoren e Milanit.
“Thuhet se te goli i Salemakers në minutën e dytë të ndeshjes, vetëm Igli Tare u hodh në këmbë për të festuar avantazhin e Milanit. Drejtuesit e tjerë nuk lëvizën, pothuajse të bezdisur nga drejtimi që po merrte mbrëmja.
Skuadra ishte vënë në kushtet më të mira të mundshme për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve, objektiv që i ishte kërkuar Masimiliano Alegrit dhe Igli Tares në fillim të sezonit. Me një rezultat të tillë do të ishte e pamundur të largohej trajneri dhe drejtori sportiv, pavarësisht se këshilltari i “RedBird”, Zlatan Ibrahimoviç, nuk duronte asnjërin prej tyre.”- shkruan gazetarja italiane.
Dje ishte Xherri Kardinale që vendosi t’i shkarkonte të gjithë drejtorët dhe trajnerin Alegri. Mbijetoi vetëm Zlatan Ibrahimoviç, që duket edhe personi prapa gjithçkaje./PanoramaSport


