Detaje të reja kanë dal në pah së fundmi në lidhje me “vrasësin” e njohur shqiptar Nuredin Dumanin.
Sipas burimeve mësohet se Gjykata e Fierit dënoi një nga katër punonjësit e spitalit që mjekuan plagën e Nuredin Dumanit, për “moskallëzim të krimit”.
Dënimi ndaj mjekut, Bledar Bërdallit u mor më 25 shtator 2024 nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu, e cila e deklaroi fajtor atë për akuzën e “moskallëzim të krimit”.
Bërdalli u dënua me 2 muaj burg, por ky dënim u zëvendësua me 80 orë punë në interes publik.
Sipas gazetarit “Ora News”, Elton Qyno, mjeku Bërdalli duhet të kryejë 80 orë punë në interes publik për një periudhë 6 mujore, nëse ky vendim i shkallës së parë lihet në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.
Ndërsa për akuzën e “veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës” të ngritur nga prokuroria e Fierit kundër Bledar Bërdallit, ai është shpallur i pafajshëm.
Pafajësi kanë marrë dhe tre mjekët e tjerë të spitalit të Fierit Julian Malaj, Ermal Gjeçi dhe Uljan Kapllanaj, të cilët ishin marë të pandehur për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Ky vendim pritet të apelohet në vijim nga prokurori i çështjes, Petrit Vukaj.
LEXO EDHE:
Zbardhet dosja/ Plani për të vr*rë shokun e Nuredin Dumanit: Ta lemë të vrasë Kapllanin, pastaj…

