Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Deklarata tronditëse e ish-deputetit: Ilir Meta në përgjimet e SKY ECC, ka porositur vrasje. Nuredin Dumani ‘zbërtheu’ gjithçka

    October 24, 2024

    Ish deputeti Halit Valteri duket se nuk po ndalet me denoncimet e forta për Ilir Metën. Pasi e çoi në burg me kallëzimin në SPAK për çështjen e lobingjeve, Valteri ka bërë një deklaratë shumë të rëndë për ish-presidentin e Republikës.

    Valteri pretendon se Meta ka dalë në përgjimet e Sky ECC si i përfshirë në një vrasje të bujshme në Lezhë.

    “Ka dalë në biseda Sky ECC. Dalin përgjime për shuma të mëdha parash që janë marrë për të kryer një vrasje në Lezhë. Dhe gjurmimi i tyre lidhet me një vrasje të bujshme. Meta, i përfshirë drejtpërdrejtë”, u shpreh Valteri në A2.

    Por kjo akuzë është ngritur edhe më herët ndaj Metës në publik

    Në qershor 2022. Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Opinion” se në një nga dëshmitë e tij Nuredin Dumani ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

    Hoxha thotë se në dëshminë e tij, thuhet se Dumanit i kishte thënë një person i përfshirë në vrasje se Meta ka porositur vrasjen e Aleksandër Ndokës në vitin 2017.

    Ai tha se me këtë ngjarje lidhen edhe disa ngjarje të mëvonshme, duke treguar se për të pajtuar palët janë futur mes palëve tre negociatorë, një prej të cilëve sot është i vdekur.

    Sipas gazetarit, negociatori i parë u ekzekutua në Shkodër.

    “Menjëherë pas atentatit ndaj Sandër Ndokës ka ndërhyrë një negociator. Ai i tha familjes se vrasjen nuk e kanë bërë këta që dyshoni ju. Negociatori është Bardhok Pllanaj. më pas është vrarë.

    Negociatori i dytë ishte kryeplaku që shkoi në burg. Negociatori i tretë është Aleks Deda. I kanë bërë tre herë atentate, nuk e kanë vrarë dot. Dëshmoi në datë 8 mars në SPAK dhe e ka marrë SPAK në mbrojtje. Ka ardh nga Spanja. I kanë çuar dronin dhe nuk e kanë vrarë dot. Di shumë gjëra dhe duan ta vrasin.

    Pra tre negociatorë kanë hyrë në mes për ngjarjen e 2017. Dhe ka shkuar puna që janë vrarë ata që dyshoheshin si autorë, tani po vriten negociatorët.

    Dumani thotë që unë i njoh këta, që kanë marrë porosinë për të bërë vrasjen në Lezhë. Një politikan i rëndësishëm thotë ai, e ka porositur. Ai thotë se unë këto gjëra i kam mësuar se kam qëndruar me këta persona, me këta kam bërë ngjarje të tjera”, u shpreh Artan Hoxha.

    Sipas atyre që pretendojnë se kanë dijeni për rastin vëllai i viktimës, Arben Ndoka, e ka dyshuar vazhdimisht që vrasja ka patur të bënte me Metën pasi i vrari u përfshi në një konflikt fushate me Monika Kryemadhin, në prezencë të vajzës së saj dhe Metës. Madje ai përdori dhunë fizike dhe qëlloi rm armë.

    Ngjarja

    48-vjeçari në atë kohë, Aleksandër Ndoka ka qenë duke u kthyer në banesë në lagjen “Nënë Tereza” ose e njohur ndryshe “Kodër Marlekaj” në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00 kur 2 ose më shumë persona ende të paidentifikuar të cilët i kishin zënë pritë e kanë qëlluar me breshëri automatiku jo nga një distancë e largët.

    Më pas autorët kanë pasur mundësi të largohen, duke qenë se rruga kryesore Lezhë-Tiranë është vetëm 100 metër larg nga banesa. Duket se kjo gjë i ka ndihmuar autorët të largohen shumë shpejt dhe pa rënë në sy të forcave të policisë.

    Del në përgjimet e SkyECC ilir meta Meta porositi vrasjen e vëllait të Arben Ndokës Nuredin Dumani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    April 20, 2026

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    April 20, 2026

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    April 20, 2026

    Anne Hathaway shpallet “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.