Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Detaje/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagon për vd*kjen e Bregasit në burgun e Fushë-Krujës

    July 20, 2024
    Detaje/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagon për vd*kjen e Bregasit në burgun e Fushë-Krujës

    Në një deklaratë për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se 33-vjeçari ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë për shkak të një arresti kardiak.

    I paraburgosuri,sipas burimeve, ka shfaqur shqetësime dhe rreth orës 14:15 është dërguar në ambulancë drejt Qendrës Shëndetësore.

    Në një deklaratë për mediat bëhet me dije se Bregasi ishte përdorues i lëndëve narkotike e si rrjedhojë kishte nisur kurimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve.

    Ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

    Deklaratë për media

    Sot, më datë 20 Korrik 2024, shtetasi Andrea Bregasi, 33 vjeç, ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë për shkak të një arresti kardiak, në orën 14:32. I paraburgosuri ka shfaqur shqetësime dhe menjëherë rreth orës 14:15 është dërguar në ambulancë në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë.

    Shtetasi Bregasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. Ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

    Andrea Bregasi është transferuar në IEVP-në Fushë Krujë më datë 12 Korrik 2024.

    Shtetasi Andra Bregasi, i biri i Hysen dhe Dhurata, i datëlindjes 09.12.1991, lindur dhe banues në Tiranë. Me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqësore i dënuar, me arsim 8 klasë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. Ky person ndodhet në IEVP Fushë Kruje me statusin e të paraburgosurit.

    Me vendimin 454 datë 12.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është dhene masa e sigurimit “Arrest ne burg”, si i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” te parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

    Gjithashtu me vendimin 1779 regj. Them datë 14.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendour vazhdimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj personit nën hetim Andrea Hysen Bregasi, me vendimin nr. 14 akti datë 05.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në të cilën ai akuzohet për kryerjen e veprave penlae “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” – 22 dhe neni 278/1 i Kodit Penal.

     

     

    Bregasi deklarate DPB
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    April 24, 2026

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    April 24, 2026

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    April 24, 2026

    Tarifat e One nën hetim, Biba paralajmëron vendim: Ndryshim i madh në tregun celular

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.