Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mozzik-ut i ndodh e papritura, reperit i vënë zjarrin në sallonin e makinave në Zvicër

    Përplasja me Papën/ Presidenti Trump e portretizon veten si “Mesia”

    Alegri justifikohet para mediave: Champions në rrezik, ndryshimi i skemës nuk ka lidhje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Fokus

    Deshton instalimi i sistemit të ri nga Banka Kombëtare Tregtare, kaos në sportele dhe shërbime të paralizuara

    July 8, 2025

    Banka Kombëtare Tregtare po përballet me një situatë kaosi në sportelet e saj dhe në të gjitha shërbimet bankare, si pasojë e problemeve me instalimin e sistemit të ri qendror.

    Për të dytën ditë radhazi, (e premte, 4 korrik dhe e hëna, 7 korrik), klientët kanë hasur ndërprerje vazhdueshme të shërbimeve, duke përfshirë pamundësinë për të kryer veprime në sportele, ATM apo kanalet e tjera të komunikimit me bankën.

    Screenshot

    Megjithëse BKT njoftoi më 30 qershor se nga data 4 deri më 6 korrik do të kryente një përditësim të planifikuar të sistemit për një “përvojë bankare më të shpejtë dhe më të sigurt”, realiteti ka qenë i ndryshëm. Në vend të përmirësimeve të premtuara, klientët janë përballur me një kolaps total të shërbimeve.

    “Gjatë kësaj periudhe, disa shërbime do të kenë ndërprerje të përkohshme ndaj ju këshillojmë të kryeni veprimet e rëndësishme përpara mesnatës së ditës së premte”, thuhej në njoftimin zyrtar të bankës. Por edhe pas përfundimit të afatit, situata nuk është normalizuar.

    Ndërkohë, të hënën, BKT deklaroi se sistemi i ri ishte instaluar me sukses, por pamjet dhe dëshmitë nga degët e bankës tregonin të kundërtën.

    Radhë të gjata, nervozizëm të klientëve dhe pamundësi për të kryer operacione të thjeshta bankare. Probleme u hasën në të gjitha pikat: arkat, shërbimi ndaj klientit dhe aksesimi i llogarive.

    BKT është vetëpërshkruar në mënyrë të vazhdueshme si “banka më e mirë në Shqipëri”, duke marrë çmime që shpesh shihen si të porositura dhe duke investuar në PR agresiv. Por situata aktuale, sipas shumë klientëve, tregon një realitet ndryshe: një sistem bankar në rënie të lirë.

    Banka Kombëtare Tregtare kaos
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mozzik-ut i ndodh e papritura, reperit i vënë zjarrin në sallonin e makinave në Zvicër

    April 13, 2026

    Përplasja me Papën/ Presidenti Trump e portretizon veten si “Mesia”

    April 13, 2026

    Alegri justifikohet para mediave: Champions në rrezik, ndryshimi i skemës nuk ka lidhje

    April 13, 2026

    Rogerti kërcënon Mateon: Do vi me rracën time te palestra

    April 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot, parashikimi i horoskopit 13 Prill 2026

    Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh, astrologët paralajmërojnë ndryshime të forta deri në 2033

    Shenjat e horoskopit që nuk e përballojnë dot indiferencën!

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.