Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Dështojnë negociatat në Austri

    January 5, 2025

    Negociatat mes Socialdemokratëve dhe Partisë Popullore në Austri dështuan. Kancelari Karl Nehammer do të largohet. Do të kthehet tani Sebastian Kurz?

    Partitë politike austriake ÖVP dhe SPÖ nuk arritën as një ditë negociatash së bashku. Të shtunën pasdite palët u takuan për negociata në Vjenë. Ndërsa në mbrëmje, ÖVP hoqi dorë jo vetëm nga netociatat, por kancelari i AustrisëKarl Nehammer tha se do të japë dorëheqje dhe do të largohet nga kreu i partisë.

    “Do të tërhiqem nga posti i kancdelarit dhe kryetarit të Partisë Popullore në ditët e ardhshme dhe do të mundësoj një tranzicion të rregullt të pushtetit”, tha ai.

    Nehamer më parë paralajmëroi nga forcimi i krahut radikal politik në Austri. “Është bindja ime e thellë që radikalët nuk ofrojnë zgjidhje për asnjë problem të vetëm, por mbijetesën e tyre e sigurojnë vetëm nga përshkrimi i problemeve”, tha Nehammer. “Kjo është e keqe për Austrinë dhe për njerëzit në vendin tonë.”

    Djathtistët radikalë në Austri kanë fituar më së shumti vota në shtator, por Nehammer ka refuzuar gjithmonë të bëjë koalicion me ta. Tani është e paqartë nëse ÖVP dëshiron të negociojë një qeveri me FPÖ, por pa Nehammer.

    Negociata me djathtistët radikalë apo zgjedhje?
    A do të ketë tani një koalicion me FPÖ dhe çfarë mund të ndodhë më pas? Konsulenti politik austriak Thomas Hofer sheh dy mundësi. “Tani që Nehamer është larguar de fakto, do të sigurohet një tranzicion i rregullt. Nëse dikush mendon se ka një bazë tjetër për diskutim me FPÖ, kjo është një mundësi. Mundësia tjetër janë zgjedhjet e reja.”

    Mediat e këtij vendi të BE-së po spekulojnë madje me rikthimin e ish-kancelarit Sebastian Kurz. Hofer e konsideron këtë mundësi si joreale. Por ai sipas disa burimeve është i interesuar. Analistët megjithatë më shumë e shohin si reale mundësinë tjetër, mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

    Shikuar nga sondazhet e tanishme, kjo më së shumti do t’i shkonte në favor të djathtës radikale në vend. Tani presidenti Alexandar Van der Bellen duhet të deklarohet për gjendjen dhe pas konsultimeve me partitë politike të gjejë zgjidhjen më të mirë për Austrinë. Van der Bellen ia ka dhënë më parë mandatin kancelarit aktual Karl Nehammer për formimin e koaliiconit të ri, por ai ka dështuar./DW

    Austri Dështojnë negociatat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.