Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    ‘Dëshironi drekë?’/ I burgosuri me burgim të përjetshëm, sulmon gardianin e burgut (Emri)

    September 4, 2024
    'Dëshironi drekë?'/ I burgosur me dënim të përjetshëm, Koçi Selamaj, sulmon gardianin e burgut

    Koçi Selmanaj po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg të Britanisë së Madhe, mesa duket dënimi i tij do rëndohet. Kjo pasi shqiptari i dënuar për vrasjen e mësueses Sabrina Nessa sulmoi me një copë porcelani një nga gardianët e burgut.

    Sipas mediave britanike, copën e qeramikës e kishte siguruar nga tualeti që kishte thyer në qelinë e tij.

    Sulmi ka ndodhur më 8 maj të këtij viti kur punonjësi i burgut shkoi për ta pyetur nëse donte drekë.

    “Ai lëshoi ​​një ulërimë dhe sulmoi oficerët që ishin tani te dera,”-tregoi prokurori Peter Sabiston në gjyq.

    Si pasojë e sulmit, një oficer pësoi një plagë në gju dhe dy në parakrah nga goditja e copën e porcelanit, ndërsa një tjetër u godit me grusht në fytyrë.

    Oficeri i goditur me porcelan tha në një deklaratë se nuk ishte sulmuar kurrë më parë përgjatë 10 viteve që punonte në burg.

    “Nuk kam frikë të kthehem në punë edhe pse besoj se Selamaj ka një problem me mua dhe shpresoj se nuk do të më duhet ta shoh më. Familja ime ka qenë vërtet e shqetësuar që nga incidenti, por unë prisja që të më sulmonin shumë më keq. Ai është në burg për vrasje, kështu që unë e di se çfarë është i aftë të bëjë,“-tha gardiani.

    Kështu, në fund u vendos që dënimit përjetë të Selmanit t’i shtoheshin edhe 4 vite e gjysmë.

    Shqiptari Koçi Selmanaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mësuese së shkollës fillore në Britani. 36-vjeçari Selmanaj do të kryejë të paktën 36 vite burg dhe vetëm pas kësaj ka t’i kërkojë gjykatës rishikim vendimi. Ngjarja ndodhi më 27 shtator 2021, ku Selmanaj ka goditur në mënyrë barbare mësuesen Sabina Nessa me një send metalik 34 herë në kokë. Koçi Selamaj është me origjinë nga Elbasani. Ai punonte në Angli si shpërndarës picash, ndërsa u arrestua gjatë një bastisjeje që autoritetet britanik bënë në shtëpinë e tij.

    Sabina Nessa është gjetur e vdekur në Crator Park, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj më datë 17 shtator.

    burgim i perjeteshem Koçi Selamaj sulmon gardianin e burgut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    June 25, 2026

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    June 25, 2026

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    June 25, 2026

    Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.