Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nuk iu bind urdhrit të policisë pasi lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    Sekuestrohen 8 kg ka*abis, arrestohet 30-vjeçari

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Denoncoi vëllain e deputetes për kanosje me ar*ë, arrestohet vetë qytetari

    April 24, 2025

    Një ngjarje e pazakontë ka tronditur opinionin publik në Kurbin, ku qytetari Aleks Dalipi denoncoi në emisionin investigativ Fiks Fare se është kërcënuar me armë nga Markelian Hoti, vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti. Por, në vend që të merrej në mbrojtje apo të hetohej kallëzimi i tij, vetë Dalipi përfundoi në pranga.

    Sipas Dalipit, ngjarja më e fundit ka ndodhur më 4 prill 2025 në qytetin e Laçit, në zonën pranë Pallatit të Kulturës. Ai pretendon se, teksa ishte me makinë, u ndalua nga disa persona të lidhur me shtabin elektoral të deputetes Hoti, ku njëri prej tyre, Markelian Hoti, ka nxjerrë armën dhe e ka kanosur. Ai ka njoftuar menjëherë policinë, por sipas tij, forcat nuk kanë reaguar në kohë.

    Kjo nuk është hera e parë që qytetari ngre akuza ndaj vëllait të deputetes. Në vitin 2021, Dalipi ka kallëzuar se ishte qëlluar me armë nga i njëjti person në Milot, por edhe kjo çështje u pushua për mungesë provash, ndërsa ekspertiza për gjurmë baruti iu bë babait të autorit të dyshuar, dhe jo vetë Markelianit.

    Dalipi thotë se është përballur me presion të vazhdueshëm dhe mungesë veprimi nga institucionet ligjzbatuese. Më shqetësues është fakti që pas denoncimit të ngjarjes së 4 prillit, ai është shpallur në kërkim dhe më 23 prill është arrestuar për “kanosje” dhe “kundërshtim të punonjësit të policisë”. Ndërkohë, Markelian Hoti po hetohet në gjendje të lirë.

    Policia dhe Prokuroria e Lezhës nuk kanë bërë publik asnjë informacion për hetimin ndaj vëllait të deputetes, ndërsa nuk dihet nëse janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që ndodhen në vendin ku ndodhi ngjarja.

    Vetë deputetja Elda Hoti, në një prononcim telefonik për Fiks Fare, mohoi çdo përfshirje dhe e cilësoi denoncuesin si “prishës të fushatës”.

    Ky rast ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e drejtësisë dhe pavarësinë e institucioneve hetimore në vend, veçanërisht kur palët e përfshira janë të lidhura me politikën.

    Aleks Dalipi denoncimi Elda Hoti Markelian Hoti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nuk iu bind urdhrit të policisë pasi lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari

    April 17, 2026

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    April 17, 2026

    Sekuestrohen 8 kg ka*abis, arrestohet 30-vjeçari

    April 17, 2026

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, kthehen pranë kufirit të 5%

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.