TIRANË– Pasi u dënua nga Apeli me një vit burg, deputeti i PD-së, Ervinh Salianji ka thënë para gazetarëve se është në dispozicion e do ta bëj me qef e kur të duan këta.
Ai ka thënë se është i burgosuri i parë politik në 34 vite.
“Do të marrim të gjitha masat për shkallët e mëtejshme. Do të jem në dispozicion e do ta bëj me qef e kur të duan këta. E gjitha kjo bëhet para zgjedhjeve. Jam në dispozicion për bandat. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu.”- u shpreh ai.

