Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dëmtime në territor dhe zjarrvënie, dënime deri në 20 vite burg në ndryshimet e reja të Kodit Penal

    September 9, 2025

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prezantoi sot paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal, që synojnë mbrojtjen e territorit dhe mjedisit përmes rritjes së ndëshkimeve për veprat penale.

    Për zjarrvëniet, përveç dispozitave ekzistuese, shtohen dënime më të ashpra nëse veprat kryhen pranë zonave të banuara, brenda zonave të mbrojtura, monumenteve të kulturës apo infrastrukturës kritike, duke shkuar deri në 20 vite burg.

    Edhe për ndërtimet e paligjshme, parashikohen masa më të rënda, sidomos kur kryhen nga zyrtarë publikë ose në zona të mbrojtura, me burgim deri në 10 vite dhe ndalim ushtrimi funksionesh.

    Sa i përket pushtimit të tokës, risia është kategorizimi i veprës si kundërvajtje penale edhe kur bëhet për qëllime banimi, duke parashikuar deri në 5 vite burg kur prek zona të mbrojtura apo trashëgimi kulturore.

    Për shkatërrimin e pyjeve me zjarr, dënimet variojnë nga 5 deri në 20 vite, ndërsa në rastet kur zjarret lidhen me ndryshimin e destinacionit të tokës, gjykata do të ndalojë riklasifikimin e saj për 30 vjet.

    Sipas Manjës, këto ndryshime synojnë të forcojnë mbrojtjen e mjedisit dhe të garantojnë që pasojat e rënda për territorin dhe komunitetin të mos mbeten më pa ndëshkim.

    BURG Dëmtime në territor Kodi i Ri Penal: Ulsi Manja zjarrvënie
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    July 23, 2026

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    July 23, 2026

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    July 23, 2026

    Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Do të ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.