Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Demonstrata, dhunë dhe të arrestuar në Beograd

    June 29, 2025

    BEOGRAD– Studentët dhe qytetarët në Serbi mbajtën një prej protestave më të mëdha, por Vuçiqi nuk i pranoi kërkesat e tyre. Ka pasur dhunë dhe arrestime.

    Sipas Arkivit të Tubimeve Publike në Serbi,  rreth 140,000 njerëz u mblodhën mbrëmë në qendër të Beogradit për të protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij. Presidenti  Vuçiqifoli për shifra shumë më të vogla, por ai njoftoi që para fillimit të protestës se nuk do t’i plotësojë kërkesat e studentëve dhe protestuesve të tjerë për zgjedhje të parakohshme.

    Ai kundërshtoi edhe kërkesën që nga qendra e qytetit të largohen “studentët që duan të mësojnë”, një grup studentësh dhe persona të tejrë të afërt me regjimin, që janë besnikë ndaj Vuçiqit.

    Protestat e qeta dhe shpërthimi i dhunës

    Protestat në Beograd janë mbajtur për një kohë të gjatë të qeta dhe me fjalime që përcilleshin me brohoritje. Në fund studentët shpallën përfundimin e protestës dhe u tha se në vazhdim do të veprojnë si qytetarë të rëndomtë. Por disa grupe e kanë shfrytëzuar këtë masë të protestuesve dhe kanë shkaktuar incidente dhe dhunë.

    Në momentin kur rojet e protestës së studentëve hoqën veshjet si kujdestarë dhe thanë se secili duhet të sillet sipas ndërgjegjës së tij, së shpejti filluan incidentet me policinë.

    Ka pasur përleshje me policinë në disa vende pranë Parkut të Pionierëve në qendër të Begradit, pati të shtëna me topa, u hodhën gurë dhe shishe, si dhe u përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj nga policia. Disa persona u plagosën dhe u ndaluan nga policia.

    Përleshjet zgjatën deri vonë natën.

    Policia ka vazhduar aksionet kundër demonstruesve me orë të tëra. Edhe nga ana e demonstruesve  kishte njerëz të gatshëm të përshkallëzojnë protestën.

    Çfarë mbeti pas protestës?

    Në fund, e vetmja gjë që mbeti pas demonstratave të djeshme masive, ishin akuzat e ndërsjella të palëve. Nga njëra anë për shkak të brutalitetit dhe dhunës së policisë, dhe nga ana tjetër, kërcënimet e pushtetit. Prokurori i shtetit Nenad Stefanoviq tha se të gjithë ata që kanë sulmuar policinë do të “identifikohen, do të ndiqen penalisht dhe do të përgjigjen para drejtësisë”./DW

    Beograd Demonstrata
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026

    Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria tashmë e ka një këmbë në kampin europian

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.