Edhe pse zgjedhjet e 11 majit kanë mbaruar demokratët janë të pabindur për humbjen e tyre. Çdo ditë ata bëjnë një kërkesë të re për të përsëritur zgjedhjet e 11 majit.
Ditën e sotme i pari që dërgoi ankimimin e tij mësohet se është kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Elton Roshi.
Roshi i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vënien në dispozicion të pamjeve filmike për të gjitha Qendrat e Numërimit të Votave (QNV), përkatëse për çdo Komision Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në Qarkun Tiranë, me një përjashtim.
Politikani kërkon që këtu të mos përfshihen KZAZ-të që i përkasin bashkive Rrogozhinë dhe Kavajë.
Gjithashtu kandidatja demokrate në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri kërkon respektimin e kuotave gjinore në këtë qark.
Në ankimimin drejtuar KQZ-së, deputetja pretendon kështu mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, me argumentuar se nuk është respektuar kuota gjinore në shpërndarjen e mandateve.
Nga ankimi et nuk ka hequr dorë as “Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Mësohet se opozita ka kërkuar ankimimin e radhës në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Qarkun Gjirokastër dhe Vlorë.
Ankimimi I sotëm vjen menjëherë pas atyre që janë bërë pak ditë më parë për qarqet Kukës, Berat dhe Korçë.
Mirëpo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur dhe zyrtarizuar procesin zgjedhor duke certifikuar rezultatet për të 12 qarqet e vendit. Sipas KQZ-së, në zgjedhjet parlamentare Partia Socialiste mori 83 mandate; PD 50 vende në Kuvend, ndërsa mandatet e tjera u ndanë për partitë e reja.



