Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Demokratët akuzojnë Departamentin e Drejtësisë për fshehjen e dosjeve të Epstein që përmendin Trump

    February 26, 2026
    Presidenti Trump rrit tarifën doganore për mallrat që vijnë në SHBA: Do të bëhet 15%

    Demokratët në SHBA kanë akuzuar Departamenti Amerikan i Drejtësisë se po mban të fshehta dokumente që mund të përmbajnë akuza për abuzim seksual ndaj të miturve kundër Presidentit Donald Trump, në kuadër të çështjes së lidhur me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.

    Akuza është bërë nga Robert Garcia, anëtar demokrat i Komitetit Mbikëqyrës në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili po ndjek hetimet për rastin Epstein. Garcia ka deklaruar se ka parë dokumente që përmbajnë akuza të reja, të cilat sipas tij nuk janë bërë publike, duke lënë të kuptohet se Departamenti i Drejtësisë po i mban ato të fshehta.

    Në reagimin zyrtar, Departamenti i Drejtësisë ka mohuar kategorikisht pretendimet, duke theksuar se “asgjë nuk është fshirë” dhe se dokumentet mbahen konfidenciale vetëm kur janë të privilegjuara ligjërisht ose pjesë e një hetimi në vijim.

    Nga ana e tij, Trump ka mohuar çdo shkelje në lidhje me Epstein dhe është shprehur se është “plotësisht i liruar nga akuzat”. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti ka bashkëpunuar me hetimet dhe ka bërë më shumë për viktimat e Epstein se çdo administratë para tij, duke përmendur edhe nënshkrimin e një akti për transparencën e dosjeve.

    Epstein, i dënuar më parë për krime seksuale, kishte pasur marrëdhënie shoqërore me Trump për vite me radhë, përpara se raportet mes tyre të ndërpriteshin në fillim të viteve 2000. Deri më tani, Departamenti i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe dokumentesh nga hetimet për Epstein, megjithatë një pjesë e materialeve janë redaktuar ose mbajtur të klasifikuara për arsye hetimore.

    Sipas raportimeve mediatike, disa intervista të zhvilluara nga FBI me një viktimë të dyshuar të Epstein mungojnë nga dosjet publike. Shënimet e këtyre intervistave, ku përfshihen edhe akuza ndaj Trump, nuk janë të disponueshme në materialet e publikuara, ndonëse sipas burimeve, pretendimet janë konsideruar të pabazuara.

    Në një letër drejtuar Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi, Garcia ka kërkuar transparencë të plotë dhe publikimin e çdo dokumenti që lidhet me akuzat, duke theksuar se hetimi duhet të jetë i hapur dhe i paanshëm. Nga ana tjetër, Departamenti i Drejtësisë ka akuzuar demokratët për përhapje dezinformatash me qëllim nxitjen e tensioneve politike.

    demokratet SHBA Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Kupa e Botës nis me spektakël/ Ceremoni madhështore dhe performancë e Shakirës ndezin stadiumin

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.