Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Deklaratat e Vuçiçit pas arrestimit të zyrtarit serb, Kurti: Kërcënuese, rrezikojnë stabilitetin rajonal

    July 21, 2025
    Kurti: Dhamë dorëheqje, më shumë se aq do të ishte braktisje e institucioneve

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, pas arrestimit dhe paraburgimit për 30 ditë të zyrtarit serb Igor Popoviç në Kosovë. Kurti i ka cilësuar deklaratat e Vuçiçit si kërcënuese dhe destabilizuese, duke theksuar se ato nuk duhet të shpërfillen, pasi përbëjnë një rrezik për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

    “Kur një president dhe njëkohësisht komandant i ushtrisë bën kërcënime publike me tone lufte, kjo nuk është thjesht deklaratë personale, por përfaqëson politikën shtetërore të Serbisë”, tha Kurti në një konferencë për media më 21 korrik.

    Vuçiç kishte paralajmëruar Kosovën për “pasoja të paparashikueshme” pas arrestimit të Popoviçit, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili akuzohet për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” pas deklaratave ofenduese ndaj UÇK-së në një fjalim në Hoqë të Madhe.

    Kurti u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të reagojnë me qartësi dhe vendosmëri ndaj këtyre deklaratave, ndërsa u kërkoi qytetarëve të Kosovës të shmangin udhëtimet përmes territorit serb, duke përmendur rrezikun e provokimeve dhe ndalimeve arbitrare nga autoritetet serbe.

    “Ne nuk kemi frikë nga retorika e Vuçiçit. Jemi të përkushtuar të mbrojmë ligjin, rendin dhe demokracinë tonë,” shtoi Kurti.

    Ndërkohë, Beogradi ka reaguar zyrtarisht duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Popoviçit dhe ka paralajmëruar hetime për “rrëmbim personi”, duke kërkuar identifikimin e zyrtarëve kosovarë që morën pjesë në arrestim. Autoritetet serbe kanë njoftuar edhe faktorët ndërkombëtarë për këtë çështje.

    Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha më herët se Kosova nuk do të lejojë fyerjen e historisë dhe luftës së UÇK-së, ndërsa strukturat e dala nga lufta janë shprehur hapur kundër pranisë së Popoviçit në territorin kosovar.

    UÇK-ja ishte forca kryesore që luftoi për çlirimin e Kosovës gjatë viteve 1998-1999, periudhë në të cilën u vranë mbi 13 mijë civilë dhe më shumë se 1.600 persona – shumica shqiptarë – ende rezultojnë të zhdukur. Kurti theksoi se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera gjatë luftës.

    Albin Kurti Aleksandar Vucic kosova Xhelal Sveçla
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.