Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjithçka digjitale? Pse na duhen ende librat e vërtetë

    BE: Aplikacion verifikimi moshe në internet për të mbrojtur

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Debatet pas mesnate tek “Shëndetësia”/ Beqaj debaton me demokratët, Vokshi mbyll mbledhjen

    November 14, 2024
    Debatet pas mesante tek "Shëndetësia"/ Beqaj debaton me demokratët, Vokshi mbyll mbledhjen: Po na kërcënon
    Ilir Beqaj

    TIRANË– Dy ditë rradhazi mbledhje në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, por ka dështuar dëshmia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Mbledhja është mbyllur rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, pas orëve të gjatë me debate.

    Situata është tensionuar dhe ka arritur kulmin kur në një moment ish-minitri Beqaj ka hyrë në sallë dhe ka debatuar me deputetët e opozitës, të cilët e quajtën kërcënim reagimin e Beqajt.

    Kryetarja e Komisionit Hetimor, njëkohësisht deputetja e PD-së, Albana Vokshi e mbylli mbedhjen duke deklaruar se demokratët u kërcënuan nga Beqaj dhe akuzoi mazhorancën për mbylljen e komisionit.

    Ina Zhupa: Ilir Beqja tani duhet të shkojë atje ku ka vendin, ne të vazhdojmë diskutimet këtu. Ky komision nuk mund të bjerë peng i telefonatave të Ndrecës, që kam folur unë dhe kam marrë leje. Ju zonja kryetare mbani përgjegjësi sepse ju çoni shkresat. Nëse këta duan të bëjnë shou dhe ti japin një natë liri Beqjes, më vjen shumë keq. Sot është data 14 nëntor, leja që keni marrë për Beqjen është për 13 nëntorin.

    Beqja hyn në sallën e Komisionit duke iu drejtuar Ina Zhupës, por nuk dëgjohet për shkak se nuk ka mikrofon.

    Debatet pas mesante tek "Shëndetësia"/ Beqaj debaton me demokratët, Vokshi mbyll mbledhjen: Po na kërcënon
    Ilir Beqaj

    Zhupa: Kush je që hyn këtu?

    Vokshi: Kush je ti mo, kush je ti?

    Beqaj del nga komisioni

    Zhupa: A e kuptoni si e keni kthyer këtë komision?

    Zheni Gjergji: Ti shko aty ku e ke vendin.

    Vokshi: Policia urgjent të kthejë Ilir Beqjen në selinë e burgut tani.

    Zhupa: Ai zotëria atje vjen dhe kërcënon deputetët.

    Vokshi: Sekretaria, mos më rrini tani, njoftoni. Joana çfarë po pret? Ke pret Joana (i drejtohet sekretares). Shkoni thojini tani urgjent, ta marrin, ta fusin në furgon dhe ta kthejnë.

    Plarent Ndreca: Nuk bëhet kështu kjo.

    Zhupa: Bëhet bëhet, se nuk hyn ai atje të na kërcënojë ne çfarë do themi.

    Vokshi: Joana a mund të çohesh ti thuash atyre?

    Spaho: Zonja kryetare, ndërprisni mbledhjen, shkoni thojini ju atij të policisë që ta marrë urgjent në burg dhe të kërkohet masë edhe për gangsterit avokat që hyri këtu si trim. Të merret masë edhe punonjësit e gardës që e kanë lejuar.

    Vokshi ndërpret mbledhjen dhe del të komunikojë me efektivët e policisë.

    Vokshi: Ai person që erdhi nga policia e burgjeve bredh i lirë në të gjitha ambientet, ka futur ujë, ka futur drunj dhe mjete të forta dhe është lejuar. Edhe në këtë orë (1.37 e mëngjesit) shkon ku të dojë, futet në këtë sallë i pautorizuar, lejohet nga policia dhe garda dhe kërcënon. Policia e burgut duhet të marrë masa. Garda duhet të marrë masa për atë djalin aty që e la të hynte.

    Spaho: Zonja kryetare porosisni punonjësit e Kuvendit që të mos eleminojnë pamjet filmike kur ai hyri dhe kërcënoi deputetët.

    Vokshi: Tju vijë turp, të të vijë turp ty (i drejtohet Ilir Metajt), dhe kujdes se po e tepron. Ai mendon se është i lirë, por ka ca si ju këtu. Të futet Beqja dhe të kërcënojë deputetët e opozitës është skandal i skandaleve.

    Ilir Metaj: Fol me respekt, fol me respekt.

    Vokshi: Unë respekt? Ca do bësh, po kërcënon?

    Ilir Metaj: Ty s’kam çfarë të bëj…

    Vokshi: Çfarë kujtoni ju mo? Ik merrni një dajre në dorë dhe një fyell.

    Ilir Metaj: Ti nuk je koshiente çfarë flet.

    Ina Zhupa: Ju guxoni ta lini Beqjen të livadhisë dhe hyn këtu e kërcënon deputetët vetëm se s’ka kamera. Po ne kemi celularët zotëri.

    Vokshi: Sekretaria nuk guxon, vajta vetë dhe i thashë personelit të policisë së burgjeve që ta largonte urgjentisht nga ambientet e kuvendit. Për çfarë po rrimë më ne këtu? Çfarë duhet të ndodhë tjetër? Nuk besoj që mund ta vazhdojmë më këtë mbledhje, e konsideroj të mbyllur mbledhjen e sotme. Nesër do ftoj kryesinë e Komisionit që të mblidhemi, të bëjmë shkresat përkatëse që tua dërgojmë gjithë institucioneve që t’u dëshmojmë bashkë me videon, skandalin më të madh që ka ndodhur. Mbledhje më këtu nuk vazhdohet.

    Ndreca: Zonja kryetare e Komisionit mbledhjen nuk mund ta mbyllni ju.

    Vokshi: Mbledhja është e mbyllur./Radar.al

    albana vokshi Ilir Beqaj mbledhja e "Sterilizimit"
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjithçka digjitale? Pse na duhen ende librat e vërtetë

    April 17, 2026

    BE: Aplikacion verifikimi moshe në internet për të mbrojtur

    April 17, 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 17, 2026

    Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.