Data e zgjedhjeve e përcaktuar nga presidenti Bajram Begaj, është refuzuar nga demokratët.
Gjithashtu dhe deputetët Dashamir Shehi dhe Dashnor Sula janë përfshirë në lidhje me çështjen në fjalë.
Të ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Shehi tha se PD gaboi që nuk shkoi në konsultimet e presidentit, por Sula u shpreh se ai nuk e meriton t’i ulesh në tavolinë.
Shehi: PD duhej të kishte shkuar në konsultime me presidentin. Zoti president e ka në dorë që të heqi dyshimet që ka opozita, por presidenti nuk i hep dot kriminelët nga zgjedhjet. Ato mund t’i heqë Edi Rama, drejtësia, SPAK. Është në nderin e presidentit që të bënte gjestin e konsultimeve.
Edhe më budallai e kupton këtë. A po shkojmë në zgjedhje ne? A po shkojmë me të gjithë këto dhunime përpara? Pse po e bëjmë këtë? Për të respektuar procesin. A do të shkoni ju në zgjedhje në datën e caktuar nga Presidenti
Sula: Ai si president nuk e meriton të ulesh me të, ai e ka emrin Bajram, por e meriton Haram. Ka emër të shenjtë, ka pak integritet burri. Edi Rama është më i mirë se ky, sepse të shikon në sy, ndërsa presidenti nuk të sheh në sy. Është kryer puna, data 11 maj do jenë zgjedhjet, e ka vendosur. Ai edhe kur ikën në shtëpi merr leje a të shkoj apo jo.
Shehi: A do të shkoni ju në zgjedhje në datën e caktuar nga presidenti?
Sula: E ka caktuar ai datën, ka marrë fund data 11 maj do jetë. Pse zgjodhi ai datën 11 maj, që e caktoi PS dhe jo 3 datat e tjera që ishin në dispozicion? Nëse ai nuk cakton datën 11 maj, unë do i ulem në gjunjë do i them më fal. Ky president krijoi debatin edhe për datën e zgjedhjeve, turp i zi.
LEXO EDHE:
Data e zgjedhjeve parlamentare/ Begaj pret sot përfaqësues të PD dhe PS (Axhenda)


