I ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites”, Eduart Dëma, këngëtari i njohur i këngës popullore na zbuloi pak më shumë mbi njohjen me partneren e tij.
Dëma na tregon se ishte një dashuri me shikim të parë.
Më tej ai deklaroi se është njohur me partneren e tij në një radio ku bashkëshortja punonte si gazetare.
Gjithashtu këngëtari tha se jeton së bashku me prindërit e tij.
“Nuk është pjesë e muzikës. Jemi njohur në një radio, ishte gazetare. Aty ishte prezantimi i parë me bashkëshorten. Ishte dashuri me shikim të parë. E pashë dhe thashë po kjo është. Karakteri i saj i fortë më bëri për vete. Kemi bashkë që prej vitit 2010. Kemi tre fëmijë. Jetojmë me prindërit. Nusja i do jashtë mase. Ishte shumë dakord të jetonim bashkë. Na ndihmojnë shumë. Marrin fëmijët nga shkolla, nëna na gatuan”, tha këngëtari.


