Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    DASH rrëzon Berishën: Reforma e drejtësisë në Shqipëri vlen

    March 21, 2025
    DASH rrëzon Berishën: Reforma e drejtësisë në Shqipëri vlen

    Departamenti amerikan i Shtetit së fundmi ka publikuar Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës, ku vlerësohet puna e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e pastrimit të parave.

    Përgjatë raportit vërehet se DASH vlerëson se SPAK vijon në luftën e vazhdueshme me fenomenet e lartpërmendura.

    Ndërsa më tej veçohet dhe vënia nën hetim e ish-kryeministrit Sali Berisha për aferën ‘Partizani”.

    “SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe sekuestrimet dhe kreu hetime financiare dhe pasurore paralele kur dyshonte për pasuri të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi pasuri me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi me arrestimet dhe sekuestrimin e pasurive të ish-zyrtarëve të lartë. Në shtator 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të emëruarin sipas “Aktit të Aprovimeve për Operacionet e Jashtme dhe Programet e Ndërlidhura të Departamentit të Shtetit, 2021”, neni 7031(c), Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare që përfitonin interesat e familjes së tij. SPAK gjithashtu akuzoi dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompani të lidhura me korrupsionin”,- thuhet në reaportin e DASH.

    DASH bën të qartë që Shqipëria duhet të vijojë me zbatimin e reformës në drejtësi, duke i dhënë një tjetër goditje Berishës i cili prej kohësh po mundohet të shkrijë insitucionin në fjalë.

    “Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin e forcave të rendit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t’u përqendruar në korrupsion, pastrim parash dhe krime ekonomike komplekse. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformat e kodit penal të viteve 2016 dhe 2017“, thuhet në raport.

     

    DASH rrëzon Berishën reforma e drejtesise shqipëri spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    April 24, 2026

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    April 24, 2026

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    April 24, 2026

    Tarifat e One nën hetim, Biba paralajmëron vendim: Ndryshim i madh në tregun celular

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.