Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    DASH: Kundër veprimeve që minojnë sigurinë e Bosnjës

    February 27, 2025
    DASH: Kundër veprimeve që minojnë sigurinë e Bosnjës

    Departamenti amerikan i Shtetit tha se kundërshton çdo veprim të udhëheqësve lokalë në Bosnjë e Hercegovinë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.

    Kjo deklaratë u bë nga zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce, pasi Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e dënoi presidentin e entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit.

    “Shtetet e Bashkuara kanë investuar për dekada për një Bosnje e Hercegovinë stabile. Ne kundërshtojmë fuqishëm çdo veprim nga udhëheqësit lokalë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin. Ne mbështesim Marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”, shkroi në X, zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce.

    Dodik është futur dy herë në listën e zezë amerikane për shkak të aktiviteteve të tij kundër Marrëveshjes së Paqes të arritur në Dejton më 1995.

    Më 26 shkurt, Gjykata në Bosnjë e Hercegovinë shqiptoi dënimin ndaj Dodikut për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

    Ndërkaq, i akuzuari i dytë në këtë rast, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Llukiq, u lirua nga akuzat.

    Ky është vendim i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik mund të ankohet.

    Dodik është përballur me gjyq nën akuzat se kishte nënshkruar dekrete presidenciale, përmes të cilëve kishte shpallur të vlefshme dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, që më parë ishin shfuqizuar nga përfaqësuesi i Lartë.

    Bëhet fjalë për ligjet mbi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të Lartë në territorin e Republikës Sërpska.

    Në Kodin Penal të Bosnjës për mosrespektimin e vendimeve të përfaqësuesit të Lartë parashihet dënim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim, si dhe mundësi të shkarkimit nga detyra të një individi dhe ndalimi i veprimtarisë politike.

    Pas shqiptimit të dënimit, Dodik u tha mbështetësve të tij të mbledhur para Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërspka se “nuk ka arsye për shqetësim”.

    Ai, po ashtu, tha se Asambleja e entitetit serb do të ndërmarrë disa vendime, përfshirë atë që të refuzohet procesi në Gjykatën e Bosnjës dhe të “ndalohet puna e Prokurorisë në territorin e Republikës Sërpska”.

    “Vendimi i dytë është ndalimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës në territorin e Republikës Sërpska”, tha Dodiku, duke paralajmëruar po ashtu se do të miratohet një ligj që do të ndalojë veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës dhe të formimit të këtyre institucioneve në nivel entiteti.

    Kundër dënimit të Dodikut janë shprehur udhëheqësit në Serbi, të cilët e kanë cilësuar si “sulm ndaj serbëve”.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar si “të turpshëm, të paligjshëm dhe jodemokratik” vendimin e Gjykatës së Bosnjës, i cili sipas tij synon “shkatërrimin e Republikës Sërpska dhe rrënimin e pozicionit të popullit serb”.

    Ndërkaq, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, deklaroi pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, se ky organ, me propozimin e Vuçiqit ka miratuar shtatë konkluzione, ku ndër të tjera dënohet vendimi i gjykatës, që cilësohet si “jodemokratik dhe i paligjshëm” dhe bëhet thirrje për respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe ndalimit të “shkatërrimit të mëtejmë të sistemit” të krijuar nga ky dokument.

    Kundër dënimit të Dodikut ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, duke thënë se ky vendim është “sulm ndaj serbëve dhe Serbisë”./REL

    Bosnje DASH
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.