POGRADEC– Janë zbardhur detaje të reja pas dhunës që ushtroi Denis Meçe ndaj Egli Progës duke e lënë të vdekur.
Sot pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili është mik me autorin, ka deklaruar ishte prezent në momentin e sherrit dhe ata nuk u konfliktuan. Ndërkohë bazuar në dosjen e siguruar nga “Top Channel”, ai pretendon se ka parë vetëm momentin kur 42-vjeçari ishte shtrirë në tokë.
“Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndejtur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet. Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori. Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër.”- është shprehur ai.


