Dasma e këngëtares së shumënjohur, Dafina Zeqiri këto dy ditë ka kryesor mediat dhe portalet e showbizit shqiptar.
Por së fundmi ajo që bëri bujë nëpër rrjet më shumë se dasma e kënbgëtares ishte surpriza nga ish-i i saj i famshëm, Dj Geek.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Dj Geek ndau një foto ku shfaqet me një vajzë misterioze, duke ngritur aludime se mund të jetë partnerja e tij e re.
Fotoja në fjalë ngjalli kureshtje të madhe dhe ka ndezur spekulime në rrjetet sociale, pasi të gjithë pyesin nëse kjo është një formë e “hakmarrjes” së tij në ditën e dasmës së ish-të dashurës.
Ju kujtojmë se Dj Geek dhe Dafina kanë pasur një marrëdhënie të gjatë dhe publike në të shkuarën.



