Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    COVID-19 prezent/ Konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri!

    July 1, 2025
    COVID-19 prezent/ Konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri!

    Pavarësisht rënies së ndjeshme të rasteve të infektimeve masive me COVID-19, virusi mbetet ende prezent dhe i monitoruar nga autoritetet shëndetësore shqiptare.

    Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, e cila deklaroi se gjatë javëve të fundit janë konfirmuar gjashtë raste të reja me COVID-19 në vend. “Vetëm javët e fundit kemi pasur 6 raste COVID-19 të konfirmuar dhe asnjë element mbi karakteristikat e një nënvarianti të ri”, – u shpreh Tomini, duke sqaruar se nuk ka asnjë provë që këto raste të lidhen me nënvariantin e ri të raportuar aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është në vëzhgim të vazhdueshëm nga organizatat ndërkombëtare të shëndetit publik.

    Sipas saj, Instituti i Shëndetit Publik vazhdon të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme si gripin, ashtu edhe COVID-19, me qëllim identifikimin në kohë të çdo evolucioni të virusit, përfshirë edhe nënvariantet e reja që mund të shfaqen. “Është një variant që po monitorohet dhe vlerësohet me interes nga strukturat ndërkombëtare. Çdo nënvariant i ri monitorohet. ISHP vijon monitorimin e gripit dhe COVID-19 në mënyrë paralele”, – theksoi Tomini, duke nënvizuar se koordinimi me strukturat ndërkombëtare shëndetësore është i përhershëm dhe i domosdoshëm për të mbajtur situatën nën kontroll.

    Në këtë periudhë të stinës së nxehtë, ku frekuentimi i ambienteve publike dhe kontakteve ndërpersonale rritet ndjeshëm, Tomini u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për higjienën personale dhe etiketën respiratore, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e infeksioneve. “Ne jemi në koordinim me strukturat ndërkombëtare, situata është e qetë nga vlerësimi epidemiologjik, por në sezonin e verës, masat e kontrollit respirator dhe higjienik duhet të jenë të shtuara”, – tha drejtoresha e ISHP.

    Edhe pse Shqipëria aktualisht nuk ndodhet në sezon gripi, Tomini kujtoi se COVID-19 ka dëshmuar se është një virus që qarkullon gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në muajt e ftohtë. “Duhet pasur kujdes nga etika te shenjat respiratore, rrufa, dhimbja e kokës, temperatura, që janë karakteristikë për çdo virozë, por COVID-19 si çdo sëmundje tjetër infektive, duhet të ketë bazë higjienën dhe etiketën respiratore për të mos pasur infektim te të tjerë”, – tha ajo. Duke iu referuar të dhënave të fundit të survejancës shëndetësore, Tomini sqaroi se nuk është konfirmuar ndonjë rast i ri i gripit, ndërsa infeksionet e raportuara lidhen më shumë me probleme pulmonare të shkaktuara nga ndryshimet e temperaturës dhe alergjitë sezonale.

    “Nuk kemi viroza të tjera, s’kemi konfirmuar grip në survejancën e sindromës së ngjashme me gripin. Vetëm gjashtë raste nga buletini i fundit i ISHP janë me COVID. Alergjitë e stinës apo elementë të tjerë të infeksioneve pulmonare që vijnë si pasojë e ndryshimit të temperaturave janë prezente”, – u shpreh Tomini, duke shtuar se prania e infeksioneve respiratore është shumë më e ulët krahasuar me pikun, që ndodh zakonisht në muajt janar-shkurt.

    Autoritetet shëndetësore vijojnë të nxisin ndërgjegjësimin dhe kujdesin e qytetarëve, duke rekomanduar masa të thjeshta, por efektive, si larja e shpeshtë e duarve, shmangia e kontakteve të ngushta në raste simptomash, përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura dhe ruajtja e higjienës personale, si mënyra për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga përhapja e virozave dhe COVID-19. Në përmbyllje, Tomini theksoi se respektimi i masave higjieno-sanitare dhe vëmendja ndaj shenjave të para të sëmundjeve respiratore janë thelbësore për të mbajtur nën kontroll situatën epidemiologjike dhe për të mos lejuar një rikthim të përhapjes së virusit në mënyrë të pakontrolluar./GazetaPanorama

    Covid-19 COVID-19 prezent
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.