Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare bëhen bashkë në dasmën e tij

    “Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama ironizon pankartat: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

    “Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej tregon si mund të zhvillohet Zvërneci

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Çmimi i naftës mund të ulet në Kosovë nga tarifat e Trump. Në Maqedoni bie nga mesnata

    April 7, 2025

    Kosovarët nuk do të paguajnë 1.21 cent për një litër naftë. Edhe benzina do të paguhet më pak se 1.31 cent për litër.
    Ndonëse ende nuk dihet sa do të jetë, pasi varet nga lëvizjet në bursë, çmimi i derivative do të bjerë për shkak të tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump.

    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, tha se bazuar në standardin kosovar 1 euro për litër do ishte ideal, por kjo varet nga bursa ndërkombëtare.

    Veç qytetarëve ndikim pozitiv nga kjo ulje do ia shohin edhe prodhuesit. Sipas tij institucionet kosovare duhet të jenë të gatshme për t’u përshtatur çdo ndryshimi në arenën ndërkombëtare.

    Edhe gardianët e konsumatorëve kërkojnë që shteti të lehtësojë barrën tatimore. Pas shpalljes së tarifave të reja nga Trump, çmimet e naftës ranë ndjeshëm, duke rritur frikën për recesion në SHBA por edhe vënien në vështirësi tek kompanitë e vogla energjetike amerikane.

    Në Maqedoni Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,87 % në raport me vendimin e datës 01.04.2025.

    Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina 0,730%, te nafta për 1,046%, te vaji ekstra i lehtë është për 1,189% dhe te mazuti ulja është për 1,815%.

    Nga data 08.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër) (1.24 euro)
    EUROSUPER BS – 98 78,50 (denarë/litër) (1.28 euro)
    EURODIESEL BS (D-Е V) 68,50 (denarë/litër) (1.12 euro)

    Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 68,50 (denarë/litër)
    Mazut М-1 SU 41,025 (denarë/kilogram)

    Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, si dhe të EURODIZEL BS (D-Е V) dhe Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 den/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, ulet për 0,680 den/kg dhe tani do të jetë 41,025 den/kg.

    cmimi karburantet kosove Maqedoni e Veriut Nafta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare bëhen bashkë në dasmën e tij

    June 8, 2026

    “Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama ironizon pankartat: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

    June 8, 2026

    “Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej tregon si mund të zhvillohet Zvërneci

    June 8, 2026

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.