Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr në Kaçinar të Mirditës, flakët përfshijnë tre vatra pranë banesave të braktisura

    Flakët rrezikojnë banesat në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

    “Kur të pashë në BBV m’u mor fryma”, Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Unë në punë e kam mendjen vetëm tek ty

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Çmimet në Shqipëri po kapin me shpejtësi nivelin e BE-së, më të lartat në rajon

    June 18, 2025

    TIRANË- Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë hendekun me BE. Sipas të dhënave të sotshme të Eurostat, niveli mestar i çmimeve në vendin tonë ishte sa 62.9 për qind e mesatares së BE-së, nga 58.2% që ishte ky nivel, me 2023 dhe 54.6 që ishte në vitin 2022.

    Vetëm në dy vite Shqipëria ka ngushtuar hendekun e çmimeve me mesataren e BE-së me 8.3 pikë.. Gjithashtu Shqipëri kishte rritje me të fortë se mesatarja rajonale. Në vitin 2024, Shqipëria zë vendin e parë në Rajon për nivel të lartë të çmimeve në krahasim me mesataren e BE (62.9), duke kaluar Serbinë (61.4), Bosnjë-Hercegovinën (59.7) dhe Malin e Zi (57.9), Maqedoninë ë e Veriut (49.6%) dhe duke u afruar me Kroacinë (73.3).

    Në vitin 2022 Serbia kishte mesataren më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në. Nga vendet e europiane Turqia dhe Maqedonia e Veriut kishin çmime më të ulëta se mesatarja e BE-së. Ndërsa Luksemburgu dhe Danimarka kishin nivelin më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në.

    Gjithsesi vendi ynë konsiderohet ende “më lirë” se BE-ja, pasi çmimet mbeten rreth 37 % më të ulëta se mesatarja europiane, por diferenca po zvogëlohet me shpejtësi.

    Forcimi i monedhës vendase ka ndikuar. Monedha vendase u mbiçmua me rreth 15 % ndaj euro. Kur blerjet përllogariten në euro, kjo rrit nivelin relativ të çmimeve. Në ekonominë e brendshme edhe pse inflacioni zyrtar ra gjatë 2023-24, ai mbeti më shumë se objektivi, sidomos te ushqimet dhe shërbimet e ndërmjetme.

    Rritja e çmimeve ka rënduar kostot e jetesës. Rritja e pagave nominale ka qenë më e ngadaltë se ritmi i çmimeve në shumë produkte. Shqipëria mbetet më e lirë se destinacionet mesdhetare në BE, por avantazhi konkurrues po tkurret me rritjen e çmimeve.

    Teksa sfida për çmimet po bëhet me e forte, vendi ynë duhet të rrisë produktivitetin e punës në mënyrë që të sigurojë konvergjencën me BE-në. Eurostat krahason nivelin e çmimeve (AIC = Actual individual Consumption, EU = 100) mes 36 vendeve evropiane. indeksi tregon sa shtrenjtë i kushtojnë një familjeje mallrat e shërbimet për konsum të përditshëm, pasi janë korrigjuar dallimet e fuqisë blerëse./Monitor

    Çmimet në Shqipëri Eurostat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr në Kaçinar të Mirditës, flakët përfshijnë tre vatra pranë banesave të braktisura

    July 21, 2026

    Flakët rrezikojnë banesat në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

    July 21, 2026

    “Kur të pashë në BBV m’u mor fryma”, Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Unë në punë e kam mendjen vetëm tek ty

    July 21, 2026

    Alarm maksimal për stuhi ekstreme në Ballkan! Kosova në nivelin më të lartë të rrezikut, Shqipëria nën paralajmërim

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.