Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Më luti për të bërë një foto në G7”/ Meloni- Trumpit: Unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë

    Tierri Henri pendohet dhe ndryshon mendimin e tij për Ronaldon: S’është pengesë për Portugalinë, por aset

    Të akuzuar për rrëmbimin dhe vr*sjen e Renis Dobrës, Gjykata lë në burg vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Çlirim i madh”, Rama publikon video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe paralajmëron gjoba: Në fund të tëra do ikin

    July 20, 2025

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një tjetër video në rrjetet sociale që dokumenton vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet, duke e cilësuar këtë proces si një “çlirim të madh” për komunitetin dhe këmbësorët.

    Sipas Ramës, përfitues nuk janë vetëm qytetarët që lëvizin lirshëm në rrugë, por edhe ata që shijojnë shërbimet në ambiente të jashtme të restoranteve e kafeneve, tashmë pa barriera fizike apo struktura të paligjshme.

    “Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave,” shkruan Rama në postimin e tij.

    Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu të gjithë ata që refuzojnë të heqin vetë ndërhyrjet e paligjshme në hapësirat publike, se do të përballen me masa ndëshkuese, përfshirë gjobë të kripur për ndërtuesit që nuk bashkëpunojnë.

    “Ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin, po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar,” thekson Rama.

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike është intensifikuar javët e fundit në Tiranë dhe qytete të tjera, në kuadër të një fushate për rikthimin e trotuareve dhe zonave publike në shërbim të qytetarëve.

    Edi rama gjoba Hapesirat publike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Më luti për të bërë një foto në G7”/ Meloni- Trumpit: Unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë

    June 19, 2026

    Tierri Henri pendohet dhe ndryshon mendimin e tij për Ronaldon: S’është pengesë për Portugalinë, por aset

    June 19, 2026

    Të akuzuar për rrëmbimin dhe vr*sjen e Renis Dobrës, Gjykata lë në burg vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin

    June 19, 2026

    Ndërroi jetë pas ndërhyrjes estetike, 4 vite burg për gruan që i injektoi silikon modeles së njohur

    June 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.