Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Çfarë pritet nga Kongresi i PS? Qefalia: Në Himarë kandidon një personalitet

    July 25, 2024
    Çfarë pritet nga Kongresi i PS? Qefalia: Në Himarë kandidon një personalitet

    Xhemal Qefalia, deputeti socialist në një intervistë televizive u shpreh se Kongresi i PS që do të mbahet të dielën është i natyrshëm. Ai deklaron se do të bëhet  zgjedhja e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

    “Është një kongres i natyrshëm, do të jetë një Kongres me delegatët që janë zgjedhur në të gjithë Shqipërinë.

    Vjen pas atyre takimeve dhe mbledhjeve të vazhdueshme. Është një Kongres ku do të zgjidhen anëtarët e Asamblesë”, tha Qefalia.

    “Lidhur me zgjedhjet në Himarë, Qefalia theksoi se PS ka  si kandidat një personalitet. “Vangjel Tavo ka qenë deputet dhe ministër, është një intelektual, jo vetëm minoritar, por një njeri që i qëndron afër komunitetit. Nuk jemi impenjuar të gjithë deputetët në Himarë, por drejtuesit e fushatës në Himarë kanë organizuar punën me deputetët e bregut për të pasur një fitore”, tha Qefalia.

    Gjithashtu ai është pyetur  nëse ekziston një marrëveshje mes tij dhe Belind Këlliçit, Qefalia u shpreh se nuk ka asnjë kompromis. “Jam i hapur e transparent për çdo veprim timin. Unë isha në stadium bashkë me familjen time, sikundër ai ishte me familjen e tij. E ç’të keqe ka këtu? Unë dhe zoti Këlliçi i kemi të ndara rrugët, ai ka subjektin e vet politik, është në të drejtën e tij kur flet, të japë fakte”, tha Qefalia. Ai e konsideroi të turpshme interpretimin që i bëhet fotove nga stadiumi, ku Qefalia dhe Këlliçi ishin pranë njëri-tjetrit, teksa luante kombëtarja e Shqipërisë në Euro2024.

    “Po pse as ndeshjet s’duhet të shikojmë? Mos duhet të ketë dy stadiume? Është e turpshme mënyra se si interpretohen gjërat”, tha Qefalia.

     

    deputeti socialist Kongresi i PS Xhemal Qefalia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.