Kodrat e fshatit Dukat në Vlorë janë përfshirë pasditen e sotme nga një zjarr masiv, i cili ka përfshirë pishat në zonën “Proi i Dukatit”. Era e ngrohtë nga jugu ka ndihmuar përhapjen e shpejtë të flakëve në një sipërfaqe të madhe.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Vlorës dhe forcat e ADZM-së, të cilët po punojnë për izolimin e zjarrit. Sipas autoriteteve, situata është drejt përmirësimit dhe pritet të vihet nën kontroll brenda pak kohësh.