Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto të veçantë krah dy ish-banueseve të Big Brother VIP Albania, Beniada Nishani dhe Jori Delli.
Beniada u bë e dashur për publikun në edicionin e parë, ndërsa Jori spikati në sezonin e dytë të reality show-t, të cilët u prezantuan nga Arbana, tashmë figura ikonë e spektaklit.

Postimi i saj ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku fansat kanë përshëndetur miqësinë e ruajtur mes moderatores dhe ish-banoreve edhe pas përfundimit të spektaklit.
Ky ribashkim i vogël ka sjellë nostalgji te ndjekësit, duke rikthyer kujtimet e edicioneve më të ndjekura të Big Brother VIP Albania.


