Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Radhë kilometrike në Milot, qindra automjete drejt Kosovës krijojnë trafik të rënduar në “Rrugën e Kombit”

    Brikena i hapet Mateos: Jam gati të dal me ty dhe ta vazhdojmë lidhjen jashtë

    Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Çfarë nënkupton sulmi izraelit në Katar për Iranin dhe rajonin?

    September 12, 2025

    Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar vite duke tentuar që të bindin shtetet e Gjirit Persik që normalizimi i raporteve me Izraelin do të stabilizojë Lindjen e Mesme dhe do të frenojë kërcënimin që paraqet Irani.

    Por, sulmi ushtarak i Izraelit në Katar, një aleat kyç i SHBA-së dhe vend ku gjendet baza më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, ka kërcënuar që të dëmtojë përpjekjet e mbështetura nga SHBA-ja.

    Sulmi i 9 shtatorit në qendër të Dohas, kryeqytetit të Katarit, shënjestroi udhëheqjen politike të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Gjashtë persona u vranë gjatë këtij sulmi, përfshirë një anëtar të shërbimeve të sigurisë të Katarit.

    Sulmi është dënuar gjerësisht në kryeqytetet e Gjirit, ku qëndrimi ndaj Izraelit është ashpërsuar për shkak të konfliktit të drejtpërdrejtë të shtetit me Iranin në qershor dhe për shkak të luftës shkatërruese në Rripin e Gazës.

    Lufta në Gazë u nxit pas sulmeve të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor 2023, që lanë të vdekur afër 1.200 persona. Grupi palestinez besohet se ende mban dhjetëra pengje izraelite që mori atë ditë.

    “Jemi dëshmitarë si të një ashpërsimi të opinionit publik në Gjirin Persik, ashtu edhe të një shqetësimi në rritje të udhëheqësve të Gjirit lidhur me perceptimin se Izraeli tani po vepron pa asnjë përmbajtje – duke injoruar vijat e kuqe që dikur respektoheshin”, tha Michael Horowitz, analist i pavarur me bazë në Izrael.

    Është e paqartë se si vendet e Gjirit do të përgjigjen. Shumë prej tyre janë aleatë të ngushtë të SHBA-së dhe varen nga Uashingtoni për sigurinë e tyre.

    “Kjo situatë dallon në një aspekt të rëndësishëm: Izraeli është aleat i ngushtë i SHBA-së”, tha Horowitz. “Kjo e ndryshon llogaritjen. Për udhëheqësit e Gjirit, shqetësimi i vërtet mund të mos jetë vetëm Izraeli, por mungesa e perceptuar e udhëheqjes amerikane në vendosjen e kufijve ose në zbatimin e pasojave. Ky hendek ka gjasa të përcaktojë mënyrën se si shtetet e Gjirit do të reagojnë në të ardhmen”.

    Thikë me dy presa

    Sulmi në Katar është thikë me dy presa për Iranin, armikun e përbetuar të Izraelit, thanë ekspertët.

    “Ajo çfarë ndodhi përforcon narrativin e Iranit se Izraeli është kërcënim për të gjithë rajonin dhe nuk ka të bëjë me [Teheranin] dhe aleatët e tij të boshtit të rezistencës”, tha Hamidreza Azizi, bashkëpunëtor në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

    I ashtuquajturi bosht i rezistencës është rrjeti i bashkëpunëtorëve rajonalë të Iranit dhe grupeve të armatosura – ku përfshihen Hamasi, Hezbollahu i Libanit dhe rebelët Huthi të Jemenit – kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

    Sulmi i Izraelit në Katar po ashtu mund të ndihmojë në thellimin e afrimit të Iranit me shtetet e Gjirit, të cilat më parë kanë pasur raporte armiqësore me Teheranin.

    “Në të njëjtën kohë [sulmi në Katar] rrit rrezikun e perceptuar nga pala iraniane”, shtoi Azizi. “Nëse kjo po ndodh në Katar, që është aleat i madh i SHBA-së që nuk është pjesë e NATO-s, atëherë çfarë do të ndodhë me ne?”.

    Gjatë luftës 12-ditore në qershor, Izraeli dhe SHBA-ja kryen një fushatë bombardimesh që shënjestruan ndërtesat ushtarake dhe bërthamore iraniane, duke vrarë afër 1.000 persona. Irani u përgjigj duke lëshuar breshëri raketash drejt Izraelit, që lanë të vrarë dhjetëra persona.

    Armëpushimi, që i dha fund konfliktit, është i brishtë, thanë ekspertët dhe rreziku i rifillimit të armiqësive apo një përshkallëzim i rrezikshëm mbetet i lartë./REL

    Prezentë ambasadorë dhe krerë të komuniteteve fetare/ Dy institucionet që nuk sollën përfaqësues në Kuvend

    iran Katar sulmi izraelit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Radhë kilometrike në Milot, qindra automjete drejt Kosovës krijojnë trafik të rënduar në “Rrugën e Kombit”

    March 22, 2026

    Brikena i hapet Mateos: Jam gati të dal me ty dhe ta vazhdojmë lidhjen jashtë

    March 22, 2026

    Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

    March 22, 2026

    Policia blindon Tiranën për protestën e opozitës, autobot uji pranë vilës së Enver Hoxhës dhe masa të forta sigurie

    March 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus March 12, 2026

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Genci Kojdheli Dhe nëse 10 vitet e fundit na kanë mësuar diçka, është fakti se…

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot, Parashikimi i horoskopit 21 Mars

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, parashikimi i horoskopit 19 Mars

    Parashikimi i Horoskopit 18 Mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.