Gjatë ndeshjes Shqipëri–Angli në stadiumin “Air Albania”, një tifoz pësoi një problem shëndetësor dhe u rrëzua në shkallët e stadiumit.
Ndihmën e parë ia dhanë menjëherë personat e pranishëm, përfshirë edhe deputetin socialist Bledi Çuçi, të cilët arritën ta stabilizonin deri në mbërritjen e ekipeve mjekësore.
Reagimi i shpejtë i të pranishmëve siguroi që situata të menaxhohej shpejt dhe tifozit t’i ofrohej kujdesi i nevojshëm mjekësor.


