Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka pësuar një lëndim gjatë turneut të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave britanike, 30-vjeçarja është kontrolluar nga një radiolog, i cili i ka dhënë dritën jeshile për të vazhduar performancat.
Dua është fotografuar me mavijosje të dukshme në shpatull, çka ka shqetësuar fansat që menduan fillimisht për një dëmtim serioz. Por sipas “The Sun”, incidenti ka ndodhur gjatë një momenti pushimi dhe nuk ka ndikuar në programin e turneut.
Një burim i afërt me këngëtaren tha se ajo do t’i nënshtrohet fizioterapisë për t’u rikuperuar plotësisht, ndërsa koncertet do të zhvillohen sipas planit.
“Ka qenë e dhimbshme, por pasi u kontrollua nga një radiolog, ajo është në gjendje të mirë. Turneu do të vazhdojë pa asnjë problem,” tha burimi.


