PRISHTINË– Një situatë e rëndë ka tronditur shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ditën e sotme. Banorja Alba Pollozhani ka humbur vetëdijen gjatë qëndrimit në shtëpi, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm tek stafi dhe banorët e tjerë.
Sipas mediave vendase, gjendja e saj ka kërkuar ndërhyrje urgjente. Alba është transportuar me shpejtësi drejt një spitali privat, ku aktualisht po trajtohet nga ekipi mjekësor. Burimet bëjnë me dije se ajo po i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve të nevojshme për të kuptuar shkakun e këtij incidenti.
Stafi i produksionit ka qëndruar pranë saj gjatë gjithë kohës, duke siguruar që të marrë kujdesin maksimal dhe të mbetet e informuar për çdo zhvillim të mundshëm.
Incidenti ka krijuar tension brenda shtëpisë, ku banorët shfaqën shqetësim të madh për shëndetin e Albës./Radar.al


