Site icon Informohu siç duhet

Çfarë ndodh brenda Akademisë Politike për deputetët e rinj të PS, Kuko: S’kemi nota dhe provime

Çfarë ndodh brenda Akademisë Politike për deputetët e rinj të PS, Kuko: S'kemi nota dhe provime

Romina Kuko

TIRANË– Romina Kuko, deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, deklaroi në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” se Akademia Politike e PS për deputetët e rinj është një risi që po funksionon me sukses dhe synon përgatitjen praktike të përfaqësuesve të rinj në Kuvend.

“Akademia politike për deputetët e rinj nuk është një institucion klasik me nota dhe provime, por një proces mentorimi dhe transferimi eksperience nga figurat me përvojë të PS-së tek prurjet e reja.”-deklaroi Kuko.

Ajo theksoi se deputeti i sapozgjedhur mund të vijë nga fusha të ndryshme – rinia, shoqëria civile, sektori privat – dhe nuk mund të pritet që të jetë një “produkt i përfunduar”. Sipas Kukos, si në çdo vend pune, edhe në politikë nevojitet një fazë integrimi dhe mësimi.

“Demokracia nuk mbaron te kutia e votimit, por fillon aty. Akademia është një kontribut i PS-së për qytetarët, për t’u garantuar atyre përfaqësim sa më cilësor dhe të përgjegjshëm.”- tha ajo./Radar.al 

Rimarrja e mandatit/ Kuko: Zegjine Çaushi luftoi për skuadrën, edhe Zelensky ishte komedian

Tjetër skandal në “PS”/ Zyrtari i afërt me kryeministrin spanjoll dorëhiqet pas akuzave për ngacmim s*ksual

Exit mobile version