Xhensila Myrtezaj ka njoftuar ndjekësit e saj, se këtë javë do të nisë xhirimet për një këngë të re që do t’i dedikohet vajzës së saj Ajkës. Kjo për të ‘qetësuar’ Ajkën e cila mesa duket është bërë xheloze se kënga e parë doli për Amen, me rastin e 1 vjetorit.
Kjo u dëgjua në videot që vetë Xhensila publikoi në Instagram.

Ajka është tepër e qartë në qëndrimin e saj, teksa i thotë Xhensilës: “Ti nuk më bën të parën këngën sepse ti ia ke bërë të parën Amenit edhe ti do më shumë Amenin se mua. Mua sigurisht të parës, sepse ti më ke lindur të parën.”


